Nga seanca e Qeverisë së RM-së: Filluan përgatitjet për fazën e dytë të Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim;Qeveria i propozon Kuvendit abrogimin e kufizimit të kohës së shitjes së pijeve alkoolike; Abrogim të përkohshëm të tatimit për mishin e derrit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 67-të shqyrtoi dhe miratoi Informacionin rreth momenteve të reja për kalimin e fazës së dytë nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, dhe angazhoi zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, d-r Bujar Osmanin, të koordinojë institucionet relevante në përgatitjet e pozicioneve të Republikës së Maqedonisë me dispozitat e duhura nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) lidhur me kalimin në fazën e dytë dhe të njëjtat t’ia propozojë Qeverisë menjëherë pas mbajtjes së mbledhjes së radhës në Këshillin për Stabilizim dhe Asociim. Me këtë vendim Qeveria e RM-së, angazhohen ministritë përkatëse dhe organet e tjera të administratës shtetërore, të cilat janë të përfshira me kalimin e fazës së dytë të MSA-së, të bëjnë analiza dhe të japin prerje më të re dhe status të dispozitave të përcaktuara, dhe për të njëjtën të informojnë Sekretariatin për çështje evropiane, më së voni deri më 11 maj 2018.

Ky vendim i Qeverisë së RM-së pason pas notës verbale të dorëzuara nga Zyra e Lidhjeve të Republikës së Greqisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më 23.02.2018, ku informohet se Republika e Greqisë nuk ka rezervë për kalimin e Republikë së Maqedonisë në fazën e dytë të MSA-së.

Në këtë seancë Qeveria e RM-së solli vendim për pagesë të kompensimit financiar dhe sigurim të sigurimit shëndetësor për muajt e fundit, për të punësuarit e Kompanisë Eurokompozit nga Prilepi.

Ministrat e Qeverisë në seancën e sotme pranuan propozimin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tregti me propozim të Ministrisë së Ekonomisë. Qëllimi i Propozimit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti dhe abrogim të kufizimit të kohës për shitjen e pijeve alkoolike në tregtinë me pakicë dhe objektet e vogla të shitjes, në të cilat  që në vitin 2008 ishte i ndaluar me ligj.

Zgjidhjet themelore të Propozim ligjit i cili do të dorëzohet në Kuvend të RM-së parashohin shitjen e pijeve alkoolike në tregtinë me pakicë dhe më tej të realizohet në objektet e licencuar, por gjatë kësaj nuk do të kërkohen kushte të posaçme nga objekti i shitjes për pijet alkoolike, e as do të kufizohen objektet e vogla të shitjes, ku do të bëhet shitja, përkatësisht  shitja e tyre do të lejohet  edhe në kioske.

Njëkohësisht me Propozim të ligjit nuk kufizohet koha e shitjes të pijeve alkoolike në  objektet e vogla tregtare të shitjes.

Ministria e Ekonomisë propozoi, kurse Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi vendimin për abrogimin e përkohshëm të tatimit- specifik dhe shkallës doganore të importit,  sipas vlerës së mishit të ngrirë të derrit dhe prodhimeve të tjera të derrit.

Propozimi ka të bëjë me periudhën kohore prej gjashtë muaj, kurse sasitë e përcaktuara në nivel prej 50% nga nevojat e konstatuara për lëndë të para të industrisë vendore, nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë, Grupi për prodhimin e mishit dhe përpunimit të mishit, në bazë të faturimit dhe pagesës së realizuar nga viti i kaluar.

Me  ketë propozim vendim pritet të rritet konkurrenca e industrisë vendore të përpunimit të mishit, e më të këtë do të rritet prodhimi dhe eksporti i përpunimeve të mishit dhe njëkohësisht do të rritet numri i të punësuarve në industrinë vendase të mishit.

Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vazhdimin e afatit të fundit për shfrytëzimin e huas të siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve ( BEI), për projektin “ Furnizim i ujit dhe largimi i ujërave të zeza”, dhe angazhoi Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në afat prej dy javësh dhe të dorëzojë kërkesë në BEI për sigurimin e një huaje të tjetër me vlerë prej 50.000.000,00 euro për projektin “ Furnizim i ujit dhe largimi i ujërave të zeza”,  

Në seancën sotme Qeveria Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Raportin për gjendjen momentale të unazës hekurudhore Belakovce- Kriva Pallanlkë nga Korridori 8 hekurudhor, dhe angazhoi NP HM Infrastruktura – Shkup, të ndërmarr të gjitha aktivitet për rienderimin  dhe për realizimin sa më të shpjet të këtij aktiviteti.  

Qeveri shqyrtoi Informacioni për përcaktimin e masave për përkujdesje të përkohshme të personave të pastrehuar nën Kala dhe angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nëpërmjet IP Qendrës ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit të vazhdojë me aktivitet për përkujdesjen e personave të pastrehuar nën Kala, në përputhje me përcaktimin të nëpërmjet IP Qendrës ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit

në objekte që shfrytëzon IP për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukative sociale dhe sjellje problematike në Shkup, në bazë të pëlqimit paraprak të personit, më së voni deri në vitin 2018.

Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të buxhetit të paraparë për vitin 2018 do të vazhdojë të angazhojë profesionistë nga organizatat qytetare për realizimin e aktiviteteve të parapara për personat e pastrehë nën Kala deri në integrimin e plotë të tyre.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë Qeveria sot solli Vendimin për bashkimin e institucioneve publike shëndetësore Shtëpia e Shëndetit Dibër dhe Spitali i përgjithshëm Dibër në Institucionin Publik Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar- Dibër.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë  sot shqyrtoi dhe miratoi Programin për shënimin e jubileut “1000 vjet nga formimi i Peshkopatës së Ohrit”, aktivitetet e të cilës do të fillojnë më 28 maj.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoj dhe miratoi Informacionin për nevojën nga financimi alternativ për realizimin e ndërtimit të rrjetit përçues të gazifikimit në Republikën e Maqedonisë dhe angazhoi Ministrinë e Financave të informojë Qeverinë për mundësitë e financimit për realizimin e ndërtimit të  gazpërçuesit sekondar në Republikën e Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për qëllime nga ana e shefave të qeverive të Republikës së Bullgarisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mundësimin  e bashkimit të një ditë më parë të tregjeve të energjisë elektrike në Bullgari dhe Maqedoni, si dhe Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës së Republikës së Bullgarisë për bashkimin  e një ditë më parë të tregjeve të energjisë elektrike, me projekt- tekstin e Memorandumit.

Kjo është faza e dytë dhe e fundit nga vendimi i miratuar paraprakisht i Qeverisë së RM-së për bashkëpunim në tregun e energjisë elektrike me Republikën e Bullgarisë me qëllim pjesëmarrësve të tregut t’iu ofrohen mundësi të reja afariste dhe tregtisë ndërkufitare për arritjen e efikasitetit, çmimeve konkurruese dhe standarde më të larta të shërbimeve.