Dragan Tevdovski, Ministëri Financave

Dragan Tevdovski mban funksionin e ministrit të Financave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Posta elektronike: finance@finace.gov.mk
Faqja në Facebook:  
Profili në Twitter: www.twitter.com/DTevdovski
Profili në Instagram: www.instagram.com/dragantevdovski

 

Dr. Dragan Tevdovski para se të emërohej për postin e Ministrit të Financave në Qeverinë e RM-së, ai ishte profesor asistent në Fakultetin Ekonomik në Shkup, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ai ka punuar në Fakultetin Ekonomik si asistent i ri nga dhjetori i vitit 2002 deri në shtator të vitit 2007, më pas si asistent nga shtatori i vitit 2007 deri në shtator të vitit 2010, dhe asistent profesor nga shtatori i vitit 2010 deri në shtator të vitit 2015.

Në vitin 2016 ai merr çmimin si Shkencëtar më i mirë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në fushën e Shkencave Shoqërore për vitin 2015. Po atë vit, bazuar në anketën e portalit Fakulteti.mk, u zgjodh një nga profesorët më frymëzues në Maqedoni.

Në dhjetor të vitit 2006, Tevdovski kryen studimet pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik të Universiteti të Beogradit, Republika e Serbisë.

Të gjitha lëndët e studimeve pasuniversitare i ka kaluar me notë 10.

Në shkurt të vitit 2010 ai mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.

Në 2013-2014, ai realizoi studimet akademike në CREATES, Universitetin Aarhus në Danimarkë, në fushën e ekonometrisë.

Tevdovski është bashkautor i dy teksteve universitare “Statistika për biznesin dhe ekonominë” dhe “Hyrje në analizën e serive kohore” dhe dy monografive shkencore. Ka botuar 45 dokumente shkencore dhe 8 analiza politike.

Pjesë të punës së tij janë publikuar në revista shkencore prestigjioze si: Economics o fTransition, Economic Systems, Empirical Economics, Empirica, European Journal of International Management, Romanian Journal for Economic Forecasting, Global Labour Journal, Croatian Economic Survey dhe Economic Annals.

Në kuadrin e trajnimit të parë për këshilltarët e Investimeve, e organizuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë, mbajti ligjërata në lëndët: metoda sasiore dhe statistika dhe menaxhimi i Portofolit. Përveç kësaj, organizon kurse dhe trajnime për komunitetin e biznesit.

Në vitin 2012, ai mori çmimin vjetor për kërkime ndërkombëtare të “Global Development Network-ut” për shqyrtimin e ndërveprimeve të politikës fiskale dhe monetare në vendet me kurs këmbimi fiks në bashkëpunim me Goran Petrevskin dhe Jane Bogoevin.

Analizat e tij politike janë botuar nga institute të njohura ndërkombëtare, si FES, NDI, FEPS dhe SOLIDAR. Përveç kësaj, ai shkruan kolumna për tema ekonomike dhe deri tani ka publikuar 25 kolumna.

Ai mori pjesë në 95 konferenca shkencore dhe seminare jashtë vendit.