Nga seanca e 72-të e Qeverisë së RM-së: Hartohen ndryshime të ligjeve për parandalimin e larjeve të parave dhe për shoqëritë tregtare për uljen e mundësive të fshehjes së tatimeve; Fillon projekti pishinat e notit; Arsim dual nga viti shkollor 2018-2019

Në seancën e sotme të rregullt Qeveria e Republikës së Maqedonisë,  konfirmoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimi i terrorizmit. Qëllimi i propozim ligjit dhe harmonizimit të tij me dispozitën e katërt të Rregullores së BE-së për parandalimin dhe përdorimin e sistemit financiar për larjen e parave dhe financimin e terrorizmit nga viti 2015.

Në përputhje me këtë rregullore, ndër të tjera, precizohen dhe harmonizohen dispozitat që kanë të bëjnë me pronarët e vërtetë në kuadër të Regjistrit Qendror të RM-së. Me këtë parashihet obligimi i personave juridik të posedojnë dhe në regjistër të shënojnë pronarët e vërtetë, të dhënat për pronarët e tyre të vërtetë, dhe zvogëlohet vlera për ndalesë të kryerjes së pagesave kesh nga 15.000 euro në 2.000 euro.

Qeveria sot konstatoi tekstin e ri për Propozim-ligjin për ndryshimet në Ligjin për shoqëritë tregtare, me të cilat parashihet të bëhet fshirja e dispozitave për shoqëritë sekrete të Ligjit për shoqëritë tregtare dhe të rritet transparenca në qarkullimin ligjor dhe të zvogëlohen mundësitë për fshehje të tatimit. Në këtë mënyrë dhe me realizimin e kësaj forme nga qarkullimi ligjor, Republika e Maqedonisë do të mbajë vlerësimin për shkëmbimin e informacioneve sipas kërkesës dhe qëllimeve tatimore dhe i e njëjta pozitivisht do të ndikojë edhe në raport me misionin skrining të grupit të punës në Këshillin e BE-së, i cili ka krijuar listën e juridiksioneve jokooperative për qëllime tatimore.

Ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të shqyrtojnë dhe miratojnë Informacionin për nevojat për ndërtimin e pishinave të notit nga “Projekti i nishaneve të notit”, dhe angazhuan Agjencinë për Rini dhe Sport, të ndërmerr aktivitete për realizimin e projektit në koordinim me ministritë e tjera kompetente dhe vetëqeverisjen lokale.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e vazhdimit të afatit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Marrëveshja e huamarrjes të kontraktuar ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dhe Eksport Import banka nga Kina prej 08.01.2014 dhe PBC nga 02.01.2014, që të propozohet dhe harmonizohet me afatin e ri të kontraktuar për kryerjen e punëve me realizuesin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër.

Qeveria miratoi tekstin e ri të Informacionit për rangun e Republikës së Maqedonisë tek indikatori “ Kushte për tregti ndërkufitare” me propozim- masat për përmirësimin e gjendjeve në përputhje me rekomandimet e raportit Doing Business 2018 të Bankës Botërore.

Në seancën e sotme u shqyrtua dhe miratua Informacioni për analizën kooperative të realizuar në raport me kompetencat për menaxhimin me pronë të përfshirë me masë financiare ku Ministria e Drejtësisë është e angazhuar për pronë të konfiskuar, të hartojë Propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për menaxhimin e pronës së konfiskuar, dobi të pronës dhe gjësende të konfiskuara në procedurën penale dhe kundërvajtëse dhe në afat të caktuar ta dorëzojë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ecurinë e hartimit të Projektit për avancimin e shërbimeve sociale dhe angazhoi Ministrinë e Financave të përgatis dhe ta dorëzojë në Bankën Botërore Aplikacionin për zgjedhjen e shërbimeve për sigurimin e huamarrjes nga Banka Botërore për Projektin për avancimin e shërbimeve sociale.

Në seancën e 72-të e Qeverisë së RM-së u shqyrtua dhe Informacioni për realizimin e aktivitetit për vendosjen e arsimit dual në shkollat e mesme profesionale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është angazhuar t'i raportojë Qeverisë për realizimin e aktiviteteve për inkorporimin e arsimit dual në shkollat profesionale nga viti shkollor 2018-2019, më së voni deri më 15 gusht të vitit 2018.

Qeveria shqyrtoi Raportin për punën e Këshillit Inspektues dhe Informacionin  për punën e shërbimeve të inspektimit për tremujorin e parë të vitit 2018, ku rekomandoi formimin e grupit të punës, i cili duhet të propozojë masa për përforcimin e kapaciteteve dhe për racionalizimin e shërbimeve të inspektimit në përputhje me rekomandimet dhe raportet e Komisionit Evropian.

Ministrat qeveritar sot shqyrtuan Informacionin për progresin dhe realizimin e projektit “Ndërtimi plotësues për objektet e doganimit dhe organeve të inspektimit dhe kalimit kufitar Qafasan”, si dhe Informacionin për progresin e projektit për linjën hekurudhore Tabanocë-Gjevgjeli i cili parasheh vendosjen e Sistemit Evropian për kontrollin e trenave ETCS niveli 1 sipas gjatësisë së hekurudhës Korridori 10 dhe avancimi i sinjalizimit të të gjithë rrjetit në Republikën e Maqedonisë dhe instalimi i sistemit global për komunikim global në hekurudhën GSM-R.