Kryeministri Zaev: Të nderuar qytetarë, të shtunën të festojmë së bashku fitoren historike, Maqedonia në NATO dhe BE!

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev, sot ftoi të gjithë qytetarët për të festuar së bashku për suksesin historik të Maqedonisë.

Maqedonia mori ftesën për anëtarsim në NATO dhe datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.  Ia dolëm për një të ardhme më të sigurt!

Vjen koha e shpresës, fitoreve, krenarisë. Koha e sigurisë.

Vjen koha për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, këtu, në vendin tonë.

 

Të nderuar qytetarë,

Të shtunën,  më 14 korrik, të bashkohemi  dhe bashkërisht ta festojmë suksesin historik të Maqedonisë.

Në 15 qytete anembanë vendit, të festojmë bashkë me yjet më të mëdha të vendit në:

- Shkup,  me fillim në ora 21:00 me: Kirill Xhajkovski, grupi Këpurdhat dheArhangell;

- Manastir, me fillim në ora 21:00 me: Dejan Deks, Flooder, Duke Bojaxhiev, Goran Kan;

- Veles, me fillim në ora 21:00 me: Ferus Mustafov, Sllatkar;

- Gjevgjeli, me fillim në ora 21:00 me: Beni Non Stop dhe Zllatko Origjanski, Erik Foks;

- Gostivar, me fillim në ora 21:00 me: Feki Feris, Area;

- Kavadar, me fillim në ora 21:00 me: Kristina Arnaudova, Nokaut;

- Koçan, me fillim në ora 21:00 me: Connquering Lion, Bakllava, KING NAAT VELIOV, Lepi Xhoni (The John);

- Kërçovë, me fillim në ora 21:00 me: Adrijan Gaxha, Vllado Janevski;

- Kumanovë, me fillim në ora 21:00 me:  Muhamed Ibrahimi, Shutka Roma Rap, PMG Kolektiv, Foltin;

- Ohër, me fillim në ora 18:00 me: Lozano, Ismail Lumanovski;

- Prilep, me fillim në ora 20:00 me: 5+ Bend;

- Strugë, me fillim në ora 21:00 me: Blla Blla Blla, S.A.F., Maci Stojanoviq;

- Strumicë, me fillim në ora 21:00 me: Çallgija Saund Sistem, Lubojna;

- Tetovë, me fillim në ora 18:00 me: Big Mama, HIGH CONTROL, ShpatKasapi, Dani Dimitrovska;

- Shtip, me fillim në ora 21:00 me: Elena Ristovska;

 

Shkojmë përpara - Maqedonia në NATO dhe BE!

 

Link për informata: http://vlada.mk/odimenapred 

Link për Facebook Event: https://www.facebook.com/events/241715033284689/