68-të seanca e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: U pranua teksti i harmonizuar i Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kanadasë, u fillua proces për përmirësimin e gjendjes me infrastrukturën rrugore të komunave

AL

Në seancën e sotme të Qeverisë u miratua programi për ndryshime dhe plotësime të Programit për sigurimin e mjeteve për kurim spitalor pa pagesë të pjesëmarrjes (participimit), i cili krahas pensionistëve, do të përfshirë edhe persona të moshës 18 vjeçe të familjeve që marrin asistencë financiare sociale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të.
 
Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin  për nevojën e përmirësimit të gjendjes së rrjetit rrugor komunal. Për këtë qëllim, Qeveria angazhoi më shumë institucione mes të cilave edhe Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore që të hartojë analizë të hollësishme dhe kontroll të rrugëve të rehabilituara komunale me ndihmën e mjeteve nga borxhet, të miratuara për këtë qëllim. Gjithashtu do të hartohet edhe shqyrtim i vlerave vjetore të dotacioneve financiare pranë njësive të vetëqeverisjes lokale, të destinuara për mbarëvajtjen e rrugëve komunale për dhjetë vitet e fundit.
 
Në seancë angazhim mori edhe BNJVL-ja në bashkëpunim me komunat dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale që të hartojnë analizën e gjendjes së rrugëve komunale dhe shqyrtim të rrugëve komunale në gjendje të keqe dhe shumë të keqe, ku do të përfshihen prioritetet.
 
Pas marrjes së kësaj analize, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të dorëzojë Planin e veprimit për përmirësimin e gjendjes së rrjetit rrugor komunal.
 
Ministrat miratuan raportet përfundimtare për revizionin e kryer të punës financiare për vitin 2016-të të Institucionit publik shëndetësore Instituti për r Shëndet  Publik dhe Instituti i Mjekësisë së Punës. Qeveria dy raportet e revizionit i dorëzoi në Prokurorinë Themelore Publike.
 
Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe pranuar tekstin e harmonizuar të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kanadasë për transaksione ndërqeveritare, përfshirë furnizimin e pajisjeve së siguracionit dhe sigurimit, trajnime dhe shërbime.
 
Në seancën e sotme si material për njoftim u shqyrtuan Raporti për realizimin e Programit për konkurrencë, inovacion dhe veprimtari sipërmarrëse, Informacionin për gjendjen shëndetësore të pyjeve në Maqedoni si dhe Raportin vjetor të Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me qenie njerëzore dhe migracion ilegal për vitin 2017-të.
 
Në seancë u miratua Informacioni për hapjen e Zyrës për bashkëpunim me diasporën në komunën e Shtipit, në përputhje me Programin për punën e Qeverisë për vitin 2018-të.
 
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë emëroi Darko Radevskin për anëtarë të Këshillit të drejtorëve në SH.A “Ekonomizimi me ujërat”.
 
Qeveria miratoi Vendimin për formimin e Komisionit për zbatimin e reformave në sistemin pensional, i cili do të jetë i angazhuar ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për rrjedhën e zbatimit të aktiviteteve për zbatimin e të njëjtave.