Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i Qeverisë i angazhuar për Çështjet Ekonomike dhe për Koordinim me departamentet ekonomike

Koço Angjushev mban funksionin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështjet ekonomike dhe për koordinim me resurset ekonomike.

Posta elektronike:

Website:

[email protected]

www.vicepremier-ekonomija.gov.mk

Prof. D.r Koço Angushev mban funksionin e zëvendëskryeministrit të  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështjet ekonomike më 1 qershor të vitit 2017.

Lindi më 20 qershor 1969 në Veles, ku mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1992 u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, përpara afatit, i shquar në gjeneratë, me një mesatare prej 9.36, ku dhe mbetet të punojë si asistent në të njëjtin fakultet.

Në vitin 1995, ai u diplomua nga Instituti i Mekanikës. Që nga viti 1996 ai është hulumtues shkencor në Shkollën e Inxhinierisë Mekanike në Ahen të Gjermanisë, ku përgatit doktoratën e titulluar “Ndikimi i vibracioneve në levat dhe mekanizmat e bregut në funksionet e tyre kinematike”.

Në vitin 1998 doktoron në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në fushën e Mekanikës dhe dinamikës së makinave. Pas doktoratës, u zgjodh asistent profesor, ndërsa pastaj profesor i rregullt në Fakultetin e Makinerisë në Shkup.

Në vitin 1999 zgjeroi përvojën e tij të punës  si profesor në Lavbrodo të Anglisë, ku është profesor i ftuar në Fakultetit e Makinerisë lokale në fushën e dinamikës së makinave.

Nga viti 2000 deri në vitin 2002, prof. Dr. Angjushev kryen funksionin si ndihmësdrejtor i përgjithshëm për prodhimin dhe menaxhimin e Kompanisë Elektrike të Maqedonisë (ESM), ku është përgjegjës për organizimin e prodhimit vendas të energjisë elektrike, mirëmbajtjen e investimeve të termocentraleve dhe minierave dhe zbatimin e projekteve për modernizimin dhe rehabilitimin e tyre.

Në vitin 2003, ai themeloi dhe u bë shefi ekzekutiv i grupit Fero Invests DOO, i cili përfshin kompani që janë kryesisht të angazhuara në inxhinieri, industri dhe energjetikë.

Nga viti 2004 deri në vitin 2017, prof. Dr. Angjushev është anëtar aktiv dhe pastaj zëvendëskryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë. Në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017 kryen funksionin si kryetar i Shoqatës Maqedonase të Energjetikës, në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Ai është autor i më shumë se 100 punimeve shkencore të botuara në simpoziume dhe revista shkencore ndërkombëtare dhe vendore. Nën udhëheqjen e tij, u realizuan më shumë se 50 projekte në industri në fushën e inxhinierisë dhe energjetikës. Ai merr pjesë në disa tribuna të organizuara nga EBRD-ja dhe IFC-ja.

AL