Hazbi Lika, zëvendëskryeministër i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik

Hazbi Lika mban funksionin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit  dhe Sistemin politik.

Posta elektronike:  
Faqja në Facebook: www.facebook.com/HazbiLikaFaqjaZyrtare

Në karrierën e tij si politikan, ai ka qenë deputet (2002-2003 dhe 2014-2016), zëvendësministër i Punëve të Brendshme (2003-2005) dhe kryetar i Komunës së Tetovës (2005-2009).

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollimin e mesëm e filloi në shkollën e mesme teknike në Tetovë dhe kreu në Kaçanik. Që nga fillimi i edukimit të tij ai ishte iniciator dhe organizator i lëvizjeve të ndryshme që mundësuan mësimdhënien në gjuhën shqipe. Prandaj, që nga mosha e re ai u burgos dhe u torturua nga regjimi komunist i asaj kohe. Pas lirimit nga burgu, ai vazhdon dhe përfundon arsimin e tij në Kaçanik.

Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës (1998), në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Z. Hazbi Lika është i njohur për pjesëmarrjen dhe organizimin e lëvizjeve politike dhe ushtarake për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Menjëherë pas diplomimit në vitin 1998, me fillimin e luftës në Kosovë, ai u bë një nga të parët që iu përgjigj thirrjes për liri si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke pasur në dijeni nevojën për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001, së bashku me z. Ali Ahmetin dhe aktivistë të tjerë të shquar krijuan Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Në atë kohë ai njihej si komandant Çela.

Përmirësimi i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni dhe Marrëveshja e Ohrit janë rezultate të  kësaj lufte.

Z. Hazbi Lika si figurë e rëndësishme në politikën shqiptare në Maqedoni është ndër të parët që filloi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në vitin 2002, pas përfundimit të konfliktit në Maqedoni, ai u shfaq si një themelues dhe forcë e rëndësishme politike në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Në periudhën 2002-2005, ai u zgjodh kryetar i Degës për rajonin e Tetovës, ndërsa në periudhën 2005-2009 ai ishte kryetar i Degës për qytetin e Tetovës. Që nga formimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ai ka qenë anëtar i Bordit Qendror, ndërsa nga viti 2009-2015 ka shërbyer si sekretar organizues.

Më 30 maj 2017, ai u zgjodh zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemit politik.

Hazbi Lika lindi më 19 prill 1972 në Tetovë.