Adnan Qahil, ministër pa portofol i angazhuar për Investime të Huaja

Adnan Qahil mban postin e  ministrit  pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për Investime të Huaja.

Postaelektronike: [email protected]
Adresa në internet: www.msi.gov.mk
Faqjanë Facebook: www.facebook.com/Adnan-Kahil

 

Lista e të punësuarve në Kabinetin e ministrit Adnan Qahil

Akkan Mahmut – Shef i kabinetit Posta elektronike:[email protected]
tel: + 389 2 3118 022, lok.. 298
Katerina Dimovska Llukanoska – Këshilltare shtetërore Posta elektronike:[email protected]
tel: + 389 2 3118 022, lok.. 277
Esin Zekir– Këshilltar i komunikimeve Posta elektronike:[email protected]
tel: + 389 2 3118 022, lok. 277
Xhenk Ajvaz – Këshilltar i posaçëm Posta elektronike:[email protected]
tel: + 389 2 3118 022, lok. 298
Irena Copa – Këshilltare Posta elektronike:[email protected]
tel: + 389 2 3118 022, lok. 277
Melda Jollaçan – Bashkëpuntore e re Posta elektronike:[email protected]
tel: + 389 2 3118 022, lok. 277

 

Lindi më 3 shkurt 1960 në Shkup.

Diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, grupi i Kimisë, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 1984, në Shkup. Po në këtë  njëjtin universitet në vitin 2003, mbrojti tezën e magjistraturës së tij, ndërsa tezën e doktoratës e mbrojti në vitin 2008.

Nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2008,i u emërua  ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2002 u emërua këshilltar shtetëror i kryetarit të Qeverisë dhe prej vitit 2002 deri në 2006 ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Prej vitit 1984  punoi në “OHIS” - Shkup si inxhinier i procesit, më pas nga viti 1987 deri në vitin 1990 edhe si inxhinier kryesor në fabrikën “Bahem”. Në periudhën nga viti 1984 deri në vitin 1986 ishte mësues në Sh.F. “Tefej juz” Shkup. Nga viti 1990 deri në vitin 1998,  krijoi një kompani private dhe punoi si drejtor. Paralelisht ka dhënë mësim në lëndën e Kimisë në Gjimnazin “Josip Broz Tito” në Shkup, ndërsa nga viti 1998 është ligjërues në Fakultetin Pedagogjik në Shkup.

Ka botuar mbi 35 dokumente shkencore që janë publikuar në revista të njohura ndërkombëtare me faktor ndikues.

Prof. Dr. Adnan Qahil është  sportist aktiv me rezultate në nivel evropian, mbajtës i rripit të 5-të “zi Dan”, instruktor ndërkombëtar i Federatës së Evropës në Tokio VSKF, trajner në Klubin e karatesë “Vardar” me të cilin ka arritje në nivel evropian. Përveç kësaj, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2001, u zgjodh nënkryetar i Shoqatës së Karatesë së Maqedonisë.

AL