Edmond Ademi, ministër pa portofol i angazhuar për Diasporën

Edmond Ademi mban postin e  ministrit  pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i angazhuar  për Diasporën.

Faqja në Facebook: www.facebook.com/ediademi.mk
Profili në Twitter: www.twitter.com/ademie
Profili në Instagram: www.instagram.com/ademie

 

Lista e të punësuarve në Kabinetin e ministrit Edmond Ademi

Jana Vellkovska – Shefe Kabineti Postaelektronike: [email protected]
tel: +389 2 3133 252
Magjistër Mario Mihajllov – Këshilltar për çështje ekonomike dhe financiare Posta elektronike: [email protected]
tel: +389 2 3133 252
Magjistër Florida Rexhepi - Këshilltare për arsim, shkencë dhe të rinj Posta elektronike: [email protected]
tel: +389 2 3133 252
Magjistër Rexhep Saliu – Këshilltar i posaçëm për politikë të jashtme dhe çështje diplomatiko-Konsullore Posta elektronike: [email protected]
tel: +389 2 3133 252
Aleksandra Porçu-Frçoska – Asistente  personale Posta elektronike: [email protected]
tel: +389 2 3133 252

 

Lindi më 29 qershor të vitit 1975 në Tetovë.

U diplomua në Universitetin “Shën Kiliri dheMetodi” – Fakulteti e Filozofisë - Instituti i Sociologjisë - Shkup.

Më 31 maj 2017 ai u zgjodh ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Në sesionin e parë të Qeverisë, mbajtur më 5 qershor 2017, nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë u  angazhua  për Ministrin e Marrëdhënieve me Diasporën.

Nga marsi deri në qershor të vitit 2016, gjatë valës së madhe të emigrantëve, ai u emërua këshilltar i posaçëm i ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, me detyrën e koordinimit të aktiviteteve të Ministrisë me komunitetin ndërkombëtare për trajtimin e krizës së emigrantëve.

Nga viti 2011 deri në vitin 2015 është drejtor ekzekutiv i Institutit për Kërkime Politike dhe Ekonomike “Liberta” - Shkup.

Prej marsit 2009 deri në janar të vitit 2011 punoi si specialist i jashtëm për komunikim politik për kompaninë konsulente amerikane “Pen Shoen Berland” nga Uashingtoni.

Nga shtatori 2006 deri në mars 2009 punoi në Ambasadën e ShBA-së në Shkup, së pari si specialist në mediat dhe diplomacinë publike, ndërsa më vonë si ndihmës i dy ambasadorëve të ShBA-së në Maqedoni - Xhillian A. Millovanoviq dhe Filip Riker.

Nga tetori 2005 deri në gusht 2006,  punoi si këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë.

Nga qershori 2002 deri në tetor 2005 punoi në Agjencinë Evropiane për Rindërtim, së pari si ndihmës zëdhënës i Agjencisë, ndërsa më vonë si zëdhënës i saj.

Angazhimi i tij i punës gjithashtu përfshin edhe OSBE-në dhe Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në periudhën 2000-2002.

Është autor i disa botimeve si:

- “Parlamenti i pafuqishëm - si ta përmirësojmë atë?”, botuar në janar të vitit 2012.

- “ Skepticizmi Evropian në Maqedoni - një kërcënim i vërtetë apo blof?”, botuar në shtator të vitit 2012.

- “Integrimi rinor dhe social në shoqëritë pas konfliktit”, botuar në vitin 2002.

Ai mori disa njohje dhe çmime, si: “Ambasadori i dijes”, çmimi i dhënë nga Akademia për Arsim gjatë gjithë jetës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë e Republikës së Sllovenisë - në qershor 2016, si dhe çmimi prestigjioz të Departamentit të Shtetit Amerikan – “Franklin Avard” për kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin dhe përmirësimin e sistemeve më efikase të punës brenda Ambasadës së ShBA-së në Republikën e Maqedonisë.

 

AL