Robert Popovski, ministër pa portofol i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë

Robert Popovski mban postin e  ministrit pa portofol të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë.

Posta elektronike: Robert.Popovski@gs.gov.mk

 

Lista e të punësuarve në kabinetin e ministrit Robert Popovski

Lidija Cvetanoviq–Shefe e kabinetit Posta elektronike: lidija.cvetanovic@gs.gov.mk
tel: +389 2 3123 371
Maja Petkovska Leses– Këshilltare e posaçme Posta elektronike: Maja.Petkovska@gs.gov.mk
tel: +389 2 3123 371
Aleksandra Niçota – Këshilltarë për çështje ligjore Posta elektronike: Aleksandra.Nichota@gs.gov.mk
tel: +389 2 3123 371
Lupço Karov – Këshilltar i jashtëm Posta elektronike: Lupco.Karov@gs.gov.mk
tel: +389 2 3123 371

 

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 kishte postin e këshilltarit të kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për komunikim dhe politikëbërje.

U diplomua në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Në përvojën e tij prej më shumë se dhjetëvjeçare në gazetari, Popovski ishte pjesë e politikës redaktuese të mediave nacionale më ndikuese në vend, si: Kanal 5 (2002-2006), Telma (1997-1998), Sitel (1994-1995) dhe RTVM (1987-1995).

Ai ishte autori dhe redaktor i disa programeve politike si: “X/O” dhe “Labirint” në TV Kanal 5, “Këndi”  i TV Telma-s TV, “Pa titull, por me arsye” i RTVM-së, “E diela pasdite” “Mirëmëngjesi Maqedoni” i Radiotelevizionit të Maqedonisë.

Në periudhën nga viti 1997 deri në 1998, Popovski punoi si kolumnist në të përjavshmen “Denes”, ndërsa në periudhën nga viti 1986 deri në 1987 ai është gazetar në rubrikën e Shkupit “Veçer” dhe “Nova Makedonija”.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe programe prestigjioze qeveritare në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar Norvegji, Gjermani, Suedi. Mes tjerash edhe në konferencat “Speak Up”nga viti 2011 deri në vitin 2013, kushtuar lirisë së mediave në Evropën Juglindore dhe Turqi mbajtur në Bruksel .

Në vitin 2011 ishte pjesëmarrës i programit “Edvard Marou” të Qeverisë së ShBA-së për gazetari dhe politikë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2013, ishte mysafir i rregullt i Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, si pjesëmarrës i debateve për tema të lidhura me lirinë e mediave, të drejtat e njeriut dhe situatat politike për rajonin e Evropës Juglindore.

Merr pjesë  edhe në seminare edukative të Agjencisë së Lajmeve “Reuters”.

Popovski ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të integrimit evropian të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (2008-2010).

Në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2010  shërbeu si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa prej 2003 deri në 2005 ishte sekretari i përgjithshëm i ShGM-së.

Në vitin 2002 mori çmimin “Gazetari i vitit”që u dha nga gazeta “Veçer”.
Robert Popovski u lind në vitin 1967.