Rritje ekonomike dhe paga më të larta

 

 

RRITJE EKONOMIKE, PAGA MË TË LARTA DHE MË SHUMË PARA PËR JETË MË TË MIRË PËR TË GJITHË!

 

  1. Rritëm pagën minimale në 12 mijë denarë, ku 90 mijë qytetarë tanë morën paga më të larta;
  2. Paga mesatare mujore neto e arkëtuar për një të punësuar, në mars të këtij viti është 5,6 përqind më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj vjet, ndërkaq paga mesatare e arkëtuar bruto, është më e lartë për 5,3 përqind në krahasim me marsin e vitit 2017;
  3. Arritëm rritje të pagës mesatare në prodhimtarinë e veshjeve për 16%, kurse në industrinë e tekstilit për 24% dhe iniciuam rritje shtesë të pagave;
  4. Me masat e Planit për rritjen ekonomike stimulojmë dhe ndihmojmë kompanitë të arkëtojnë paga më të larta dhe të punësojnë staf me kualifikim të lartë;
  5. Në Buxhetin për vitin 2018 siguruam mjete për paga më të larta të Armatës (për 10%), shëndetësisë, arsimit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve (për 5%, duke filluar nga shtatori 2018);
  6. Ecim sigurt drejt realizimit të premtimeve për pagën mesatare me vlerë prej 30 mijë denarësh;
  7. Me shfuqizimin e taksës radiodifuzive siguruam kursime për qytetarët me vlerë prej 12,4 milion euro;
  8. Rikthyem tarifën e lirë për rrymën për të gjithë. Faturat e energjisë elektrike janë më të ulëta.
  9. Arritëm rritje ekonomike pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2017, edhe përkundër rritjes negative të trashëguar nga viti 2017;
  10. Siguruam përkrahje për investimet “grinfilld” vendore me mjete në vlerë prej 900 milion denarë;
  11. Për masat për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, siguruam 645 milion denarë ose 10,5 milion euro;
  12. Rritëm mjetet e destinuara për novacione dhe zhvillim teknologjik nga 20,5 në 34,2 milion denarë, përkatësisht 150%;
  13. Vendosëm kushte të njëjta për investime si për investitorët vendas ashtu edhe të huaj, që do të vlejnë njëjtë edhe për Zonat e Zhvillimit Industrial edhe jashtë tyre;
  14. Në buxhetin për vitin 2018 përcaktuam 50 milionë euro për programin për zhvillim ekonomik të vendit ose 46% më shumë mjete se vitin e kaluar;
  15. Siguruam stimulim, mundësi, kushte dhe kritere transparente për përkrahjen e investitorëve;
  16. Sigurojmë përkrahje për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive të vendit dhe atyre të huaja;
  17. Japim përkrahje për vendosjen e qendrave për hulumtim dhe zhvillim;
  18. Krijojmë masa me të cilat shteti financiarisht iu ndihmon kompanive të hapin vende të reja të punës të paguara më mirë;
  19. Për masat aktive të punësimit përcaktuam edhe një miliardë denarë tjera;
  20. Për herë të parë zvogëluam borxhin publik (si % nga Prodhimi i Brendshëm Bruto - PBB) nga 48,5% nga PBB në vitin 2016 në 46,7% nga PBB-ja në 2017;
  21. Me sukses lëshuam eurobligacionin, historikisht me normën më të ulët të interesit prej 2,75%, me normë interesi dyfish më të ulët në krahasim nga pesë obligacionet e mëparshme;
  22. Agjencia kreditore “Fitch Raitings” përmirësoi imazhin e Maqedonisë nga negativ në ( njëkohësisht duke konfirmuar rejtingun kreditor);
  23. Hapëm trezorin për publikun - qytetarët  nga kompjuterët e tyre të shohin se si harxhohet çdo denar;
  24. Shkurtuam harxhimet diskrete të bartësve të pushtetit;
  25. Siguruam kthimin e TVSh-së  rregullisht dhe pa selektime;
  26. Në tremujorin e fundit të vitit 2017 punësimi u rrit për 1,9% (në nivel vjetor), kurse papunësia u ul në 21,9% ( nga 22,1% në tremujorin e tretë të vitit 2017);
  27. Në vitin 2017 numri i të punësuarve u rrit për 17 mijë persona në raport me vitin 2016;
  28. Në fund të vitit 2017 arritëm shkallën më të lartë të realizimit të investimeve kapitale (83,6 përqind nga e projektuara);
  29. Për investimet kapitale ndamë 1,43 miliardë denarë më shumë nga vlera e përcaktuar me rebalancin në vitin 2017, kurse një pjesë serioze e këtyre mjeteve është për avancimin e infrastrukturës;
  30. Sollëm Ligjin e ri për furnizimet publike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimeve, për përforcimin e transparencës dhe kontrollit të procedurave dhe për lehtësimin e procedurave;
  31. Bëmë 12 ndryshime të rëndësishme për përmirësimin e transparencës buxhetore në Ministrinë e Financave;
  32. Publikuam Buxhetin qytetar për Buxhetin e vitit 2018, me qëllim që qytetarët të kenë pasqyrë të qartë për harxhimin e financave publike;
  33. Ulëm dukshëm, për rreth 90% buxhetin për aktivitetet promovuese dhe “Road Show”;
  34. Siguruam 16 investime të huaja me gjithsej 200 milionë euro për një vit, te të cilat janë paraparë 2750 punësime;
  35. Realizuam takime me më shumë se 200 kompani në të cilët prezantuam mundësitë për investimin në Maqedoni;
  36. Zgjidhëm problemet me ndërtimin dhe e lëshuam në përdorim autostradën Demir Kapi- Smokvicë;
  37. Zgjidhëm problemet me ndërtimin e autostradës Miladinovcë- Shtip, e cili pritet të përfundojë me punimet deri në shtator të vitit 2018;
  38. Zgjidhëm të gjitha problemet e trashëguara rreth ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, për të cilën është dhënë afat plotësues deri në qershor të vitit 2021;
  39. Filloi faza e dytë e realizimit të rrugës ekspres Gradsko-Prilep;
  40. Filluam ndërtimin e rrugës ekspres Shtip-Koçan;
  41. Siguruam 86 milion euro për ndërtimin e 26 akseve rrugore me huamarrje nga BERZh;
  42. Siguruam 14 milion euro për rikonstruksionin e 12 akseve rrugore me huamarrje nga Banka Botërore;
  43. Siguruam mjete nga NPRrSh për rikonstruksionin e 13 akseve rrugore;
  44. Siguruam 42 milionë euro nga IPA për ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko-Prilep, aksin rrugor Gradsko-Drenovë;
  45. Nga WBIF siguruam 1,2 milion euro për hartimin e projektit për ndërtimin e autostradës  Shkup-Bllace;
  46. Lidhëm marrëveshje për ndërtimin e rrugës ekspres Shtip Radovish dhe rrugës ekspres Kriva Pallankë-Rankovce;
  47. Modernizuam stacionin e pagesës Romanovcë dhe e përshpejtuam modernizimin e pikëpagesave rrugore të Korridorit 10;
  48. Intensifikuam ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, aksit rrugor Kumanovë-Belakovce;
  49. Siguruam 70 milionë euro grant nga BE-ja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, aksi rrugor Belakovce – Kriva Pallankë;
  50. Nga BE-ja siguruam 60 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, aksin rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair;
  51. Kompletuam dokumentacionin projektues për ndërtimin e hekurudhës drejt Shqipërisë, aksi rrugor Kërçovë-Lin, kufiri me Shqipërinë;
  52. Nënshkruam marrëveshje me kontraktuesin për ndërtimin e hekurudhës drejt Greqisë, Manastir-Kremenicë;
  53. Lëshuam në përdorim dhe bëmë rikonstruksionin e 10 stacioneve hekurudhore të Korridorit 10;
  54.  Rritëm koeficientin e pagave për personelin mekanik të HM “Transport” që rezultoi me rritjen e pagave;
  55. Filluam 8 projekte për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me huamarrje nga Banka Evropiane e Investimeve me vlerë prej 2,5 milionë euro;
  56. Siguruam grant prej 5 milionë euro nga Banka KFV për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në Gjevgjeli dhe Kavadar;
  57. Siguruam 4 milionë euro grant nga SEKO (Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim Ekonomik) për përfundimin e ujësjellësit në Gostivar;
  58. Siguruam mjete buxhetore për infrastrukturën komunale;
  59. Filluam 20 projekte për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit  me vlerë prej 8,5 milionë euro, me huamarrje nga BEI;
  60. Përfundim i ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në Gostivar me grant nga SEKO me vlerë prej 4 milion eurosh;
  61. Përfundim i ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në Kavadar, Radovish dhe Gjevgjeli me vlerë prej 8 milion euro (5 milionë grant dhe 3 milion euro huamarrje);
  62. Përfundimi i ndërtimit të kanalizimit fekal për vendbanimin Sopishte dhe lokalitetin “Sonçev grad”;
  63. Përfundim i ndërtimit të sistemit të ujësjellësit - Patishka Reka, Komuna Sopishte me vlerë prej 2,3 milionë euro;
  64. Përfundojmë dy ndërtesa me apartamente për personat me rrezik social, njërën në Koçan me 39 apartamente dhe në Makedonski Brod me 10 apartamente;
  65. Vazhdojmë me projektin për ndërtimin e ndërtesave me apartamente për personat me rrezik social edhe në Pehçevë, Shën Nikollë, Vinicë, Probishtip dhe Shkup, përfunduam ndërtesat në Gostivar dhe Strumicë;
  66. Siguruam përkrahje financiare për kompanitë me buxhet të ulët për vendosjen e destinacioneve të reja (Nga Shkupi drejt Maltës, Romës, Varshavës dhe Vekshe-Suedi);
  67. U aprovua linja ajrore Shkup Doha dhe  Ohër -Stamboll;
  68. Shpallëm thirrje për përkrahje financiare për kompanitë ajrore me buxhet të ulët për vendosjen e destinacioneve të reja për qytetarët e Maqedonisë;
  69. Sollëm ndryshime të Ligjit për procedurën me objektet e ndërtuara në mënyrë të parregullt dhe vazhduam afatet për legalizimin e objekteve ilegale;
  70. Ulëm çmimet e shërbimeve të Agjencisë të Kadastrës të Patundshmërive deri në 50%;
  71. Ndryshuam Dekretin për lartësinë e vlerës së çmimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë me çka u ul çmimi me të cilin tjetërsohet toka ndërtimore me marrëveshje të drejtpërdrejtë, e destinuar për ndërtimin e internateve, konvikteve të studentëve, shtëpive për qëndrim të personave të moshuar, jetimëve, personave pa përkujdesje;
  72. Siguruam 40 milionë euro për ndërtimin e gazsjellësit magjistral Negotinë-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar dhe për zgjidhjen e problemeve me shpronësimin e tokës;
  73. Në ndërtim e sipër janë gazsjellësit magjistral, Shtip-Negotinë, Negotinë-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar;
  74. Në vitin 2018 filluam me ndërtimin e këtyre akseve rrugore nga sistemi sekondar gazsjellës: Gostivar-Kërçovë, Shtip-Hamzali-Strumicë-Gjevgjeli, Shën Nikollë-Veles, Shtip (Vërshakovë)-Koçan-Vinicë;
  75. Në vitin 2018 filluam me procedurën për Lidhjen interkonektuese ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Lidhjen interkonektuese ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe lidhjen me TEC “Negotinë” me gazsjellësin magjistral;
  76. Siguruam 8,6 miliardë denarë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në bujqësi dhe për zhvillim rural - për prodhime me vlerë më të lartë të shtuar, për modernizimin e sektorit bujqësor dhe për zhvillimin e ambienteve rurale;
  77. Arritëm çmim më të lartë mesatar blerës të duhanit prej 217 denarë për kilogram, pas çka siguruam subvencione më të larta deri më tani prej 80 denarë për kategorinë e parë, 70 për kategorinë e dytë dhe 60 për kategorinë e tretë dhe për kategoritë plotësuese, në dobi të 30.000 familjeve dhe 100.000 qytetarëve që jetojnë nga duhani;
  78. Siguruam 424 grante për bujqit e rinj  me nga 10.000 euro që të fillojnë biznesin e tyre bujqësor;
  79. E kthejmë në tërësi tatimin personal për të gjithë bujqit, për të cilët bujqësia është veprimtaria elementare dhe kanë të ardhura deri në 1 milionë denarë në vitin vijues, ku rreth 7 milionë euro më shumë mjete do të mbesin tek 65 mijë bujq;
  80. Zhbllokuam pagesën e subvencioneve dhe i paguam subvencionet e papaguara për vitin 2014, 2015 dhe 2016 - për vitin 2016 për subvencione kemi paguar 110 milionë euro, 94 mijë bujqve:
  81. Për subvencione për masat e Programit për vitin 2017 deri më tani kemi paguar 82 milionë euro, duke u kujdesur për afatin ligjor për pagesë deri në fund të qershorit 2018;
  82. Zhbllokuam procesin për vlerësim dhe pagesë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2016 dhe 2017;
  83. Në vitin 2017 mundësuam subvencion plotësues prej 6 denarëve për kilogram pjeshkë për shkak të çmimit të ulët blerës dhe subvencione plotësuese prej 2 denarëve për kilogram shalqi;
  84. Me rishikimin e vitit 2017 mundësuam 2 milionë euro më shumë për sektorin e bujqësisë;
  85. Me ndryshime në Programin për mbështetje të drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe Programin për zhvillim rural për vitin 2017 siguruam 10 milionë euro të reja për mbështetjen e bujqve;
  86. Me ndryshime në Programin për mbështetje financiare të bujqësisë për vitin 2017 kemi rritur subvencionet për prodhuesit e orizit në 24 mijë denarë për hektarme material të certifikuar dhe 18 mijë denarë për hektar pa përdorimin e materialit të certifikuar;
  87. Sollëm naftë të lirë të gjelbër, me të cilën në bujqësi mbesin 5 milionë euro;
  88. Kemi nënshkruar marrëveshje për grant prej 4 milionë euro me Bankën gjermane KFV për fillimin e përgatitjes për projektin Lugina Jugore e Vardarit, faza e dytë;
  89. Kemi përzgjedhur 12 lokacione për zbatimin e projektit me “FAO” për konsolidimin e tokës bujqësore, realizimi i projektit ka filluar;
  90. Filluam projekt për zhvillimin e kombinateve bujqësore (BE), në vlerë prej 1,8 milionë euro;
  91. Për herë të dytë pas 8 viteve kemi realizuar incizim me avion në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, me çka do të mundësohet kontroll i saktë i sipërfaqeve që bujqit i paraqesin për subvencione;
  92. Kemi rritur mbështetjen financiare për promovim të kompanive vendore në panairet e huaja (me mbështetje të përgjithshme prej 500 mijë euro);
  93. Me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2018 kemi mundësuar 20% subvencione më të larta për prodhime bimore dhe 10% për prodhime blegtorale, për kategorinë e bujqve me potencial për zhvillim;
  94. Me Programin për zhvillim rural 2018, përcaktuam 10 milionë euro për investime kapitale në infrastrukturën e ekonomizimit me ujëra (sisteme për ujitje dhe diga);
  95. Kemi lidhur marrëveshjet e para për masën nga IPARD, investime në mjete materiale për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut;
  96. Sollëm metodologji për vlerësimin e vlerës së tregut të tokës bujqësore në pronësi shtetërore nën sera dhe objekte në funksion të prodhimtarisë bujqësore (me çka u krijua mundësi pronarët e serave ta blejnë tokën nën serat dhe objektet);
  97. Krijuam sistem të centralizuar me të cilin të gjitha njësite rajonale të MBEU janë të lidhur me Agjencinë e Kadastrës, që të dihet cila tokë është e lirë;
  98. Realizuam revizion të procesit të ankandit të tokës shtetërore bujqësore dhe i kemi shkëputur marrëveshjet e parregullta për 700 hektar tokë;
  99. Kemi formuar grup pune për ndryshime sistemore në ligjin për tokë bujqësore në bazë të parregullsive të konstatuara duke i marrë parasysh nevojat e bujqve. Miratuam propozim- ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ku krahas investitorëve vendor dhe të huaj, vendin e tyre në ligj e morën edhe investimet nga diaspora, si investime me interes të veçantë për Republikën e Maqedonisë;
  100. Miratuam propozim-ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ku krahas investitorëve vendor dhe të huaj, vendin e tyre në ligj e morën edhe investimet nga diaspora, si investime me interes të veçantë për Republikën e Maqedonisë;
  101. Memorandum mirëkuptimi mes Ministrisë së Ekonomisë në Republikën e Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë në fushën e energjetikës, për lidhjen e tregjeve të energjisë elektrike;
  102. Miratuam propozim ligjin për energjetikë me të cilin transponohet pakoja e tretë e Direktivave për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe gazit natyror dhe me të cilin u mbyllën procedurat e hapura para Komunitetit energjetik;
  103. Jemi duke përgatitur ligj të ri për efikasitet energjetik me të cilin krijohen parakushtet e domosdoshme për vendosjen e Fondit për efikasitet energjetik;
  104. Me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve siguruam mbështetje për punësime të reja;
  105. Krijuam masa për mbështetjen e vendosjes dhe avancimit të bashkëpunimit me furnizues nga Republika e Maqedonisë;
  106. Mbështetje të veçantë për projekte investuese me interes të posaçëm ekonomik;
  107. Masa për mbështetjen e rritjes së investimeve kapitale dhe të ardhurave;
  108. Masa pozitive për mbështetjen e blerjes së mjeteve nga ndërmarrjet nëvështirësi;
  109. Mbështetje për rritjen e konkurrencës së tregut;
  110. Stimulim për mbështetje gjatë hyrjes në tregje të reja dhe për rritjen e shitjes;
  111. Për kyçjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë ofrojmë 10% më shumë mjete nga 1.000.000 eurot e parapara;
  112. Miratuam Strategjinë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që përfshin përmirësimin e klimës së biznesit, përforcimin e konkurrencës dhe investim në resurse njerëzore dhe teknologji;
  113. Siguruam 16 denarë shtesë për realizimin e masave lidhur me Programin e konkurrencës, novacionit dhe veprimtarisë sipërmarrëse nga gjithsej 12 milionë që ishin të parapara për vitin 2017;
  114. Për vitin 2018 për këtë Program siguruam gjithsej 48 milionë denarë prej të cilave 65% të mjeteve tashmë janë realizuar;
  115. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me propozim të Qeverisë së RM-së, ratifikoi protokollin Plotësues 5 për lehtësimin e tregtisë në suazat e CEFTA-s, që mundëson lehtësim në tregti;
  116. Punohet në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat industriale dhe të gjelbra me qëllim që ky ligj të bëhet funksional dhe tërheqës për investimet e ndërmarrjeve;
  117. Në procedurë qeveritare është miratimi i Strategjisë për veprimtari sipërmarrëse te gratë, përmes të cilës do të stimulohet vetëpunësimi i grave, do të zhvillohen shkathtësi për udhëheqje të biznesit dhe do ta përforcohet roli i  grave në marrjen e vendimeve të biznesit;
  118. Punojmë në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete me të cilin parashihet zbatimi i banderolës ekologjike dhe rregullimin e transportit të taksive përmes dhënies së targave të verdha.