Shërbime cilësore afër teje

 

 

 

 

NE KUJDESEMI – SHËRBIME CILËSORE AFËR TEJE

  1. Hartuam Ligjin për punëtorët e falimentuar, miratimi i të cilit zgjidh çështjen jetësore të rreth 5.000 punonjësve të falimentuar;
  2. Me Garancinë e të rinjve ne shtojmë fushëveprimin dhe përfshirjen e të rinjve të papunësuar në tregun e punës (pilot faza në tri komuna - Shkup, Gostivar dhe Strumicë);
  3. Prezantuam masa për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, përmes ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen sociale;.
  4. Për herë të parë kemi miratuar një program për ndihmë personale për personat me aftësi të kufizuara, të financuar plotësisht nga buxheti;.
  5. Miratuam program për lirim nga participimi shëndetësor fëmijët nga familjet - shfrytëzues të ndihmës sociale;
  6. Siguruam investime kapitale në mbrojtjen sociale: për qendër për kujdesin ditor për personat me sindromin Daun; për zgjerimin e kapaciteteve dhe për përmirësimin e kushteve në qendrën ditore për autizëm në Institutin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe Rinisë - Topansko Pole, për Qendrën për personat me paralizë celebrale, për 3 qendra të reja ditore në Makedonska Kamenicë, Veles, Makedonski Brod;
  7. Siguruam fonde për 138 vende të reja pune në qendrat për punë sociale;
  8. U themelua një ekip i specializuar për trajtimin e rasteve emergjente nga kategoritë e rrezikuara  në kuadër të Qendrës publike ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit;
  9. U hapën tre strehimore të reja rajonale për të pastrehët në Manastir, Strugë dhe Strumicë dhe u zgjëruan kapacitetet e qendrës ekzistuese “Momin Potok” në Shkup;
  10. Mundësuam që njerëzit të cilët për shkak të parave të marra pas një transferimi të shpejtë, kanë humbur të drejtën për ndihmë sociale, të mund të aplikojnë përsëri;
  11. Riparuam 30 qendrat për punë sociale të cilat shërbejnë më shumë se 200 mijë qytetarë me rrezik social;
  12. Implementojmë deinstitucionalizimin - minimum 12 grupe shtëpish të reja të vogla (për transformimin e institucioneve për kujdesin e fëmijëve me probleme në edukim si “25 Maji”, “Demir Kapia” dhe “Banja Bansko”)
  13. Zgjidhëm problemin e rreth 3.000 personave që nuk janë të regjistruar në Regjistrin e Lindjes - është bërë thirrje nga Drejtoria për mbajtjen e librave amë për raportimin e personave që nuk janë të regjistruar në Regjistrin e Lindjes;
  14. Hapëm kopshte në Vrapçisht dhe Staro Nagoriçane, së shpejti do të jenë funksionale edhe objektet në Zrnovcë, Prilep, Çashkë, Karaslar -Veles, ndërsa janë duke përfunduar edhe procedurat për kopshtet në Mavrovë dhe Rostushë, Prelubishtë, Kumanovë dhe Kavadar. Në vitin 2018 do të ndërtohen ose përshtaten hapësira adekuate për objektet parashkollore në Krivogashtan, Çeshinovë-Obleshevë, Çucer Sandevë, Gorobinci, Kravar-Manastir, Marena-Kavadar, Konçe, Valandovo, Probishtip, por edhe në vende të tjera anembanë vendit për të cilat komunat do të përgatisin projekte të përshtatshme;
  15. Mundësuam punën me dy turne në kopshte;
  16. Prindërit kryefamiljarë të vetëm i liruam nga pagimi i kompensimit në kopshte;
  17. Ratifikuam Konventën e Stambollit dhe përforcuam luftën për të çrrënjosur dhunën kundër grave dhe dhunën në familje;
  18. Po përgatisim Ligj të ri mbi mbrojtjen sociale me të cilin do të sigurohet bazë për vendosjen e një të ardhure minimale adekuate;
  19. Siguruam fonde për përshtatjen e pensioneve sipas kostos së jetesës edhe për vitin 2018.
  20. Po bëjmë analiza për futjen e pensionit social shtetëror për personat mbi 65 vjeç, të cilët nuk plotësojnë kushtet për pension pleqërie dhe nuk kanë ndonjë të ardhur tjetër;
  21. U zhbllokua softueri  për pagesën e subvencioneve dhe për aplikimin për subvencione për vitin 2017;
  22. Brenda një dite janë paguar 25 milion euro për subvencione për duhan nga korrja 2016 dhe rreth 2,3 milion euro për subvencione për familjet që merren me ruajtjen e bletëve;
  23. Në një ditë, janë paguar 22 milionë euro ose rreth 80 përqind e subvencioneve të duhanit nga korrja 2017 për 20.880 kultivues të duhanit. Përveç kësaj, janë paguar edhe 3,9 milionë euro, duke e çuar shumën totale të paguar në 26 milionë euro për 24.708 prodhues të duhanit;
  24. Për herë të parë në muajin maj, realizimi i pagesës së subvencioneve për masat nga Programi për mbështetjen financiare të bujqësisë 2017 është 6 miliardë denarë. Po lëvizim me dinamikë që garanton pagesën me kohë në afatin ligjor, deri më 30 qershor;
  25. Para fillimit të korrjes së prodhimit të ri, vreshtarët morën subvencione për mirëmbajtjen e vreshtave, mbi këtë bazë u paguan mbi 600 milionë denarë;
  26. 15 milion euro janë siguruar përmes IPA 2019 për financim në sektorin e bujqësisë;.
  27. Filloi nënshkrimi i kontratave për zbatimin e investimeve përmes IPARD 2, deri më tani janë nënshkruar 88 marrëveshje me vlerë investimi prej mbi 5,3 milionë euro.
  28. Me ndryshimin e Ligjit për tokën bujqësore, liruam të rinjtë nga pagesa e qerasë në 3 vitet e para, përfitime shtesë fermerët e rinj kanë edhe përmes Programit për pagesat e drejtpërdrejta 2018;
  29. U bënë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin Rural, që përfshin masën për naftën e lirë të gjelbër, me çrast kemi 5 milionë euro të mbetura në bujqësi;
  30. Për të marrë subvencione, anulohet kushti i huamarrësve për ndihmën japoneze dhe DAP;
  31. Me ndryshimet në ligjet për gjueti, peshkim dhe akuakulturën, u hoq provimi elektronik i provimit të gjuetisë dhe provimeve në fushën e peshkimit, duke thjeshtuar kështu dhe përshpejtuar tërësisht procedurën për marrjen e provimeve;
  32. Ligji për konsolidimin e tokës bujqësore u miratua në leximin e parë në Komision dhe seancën plenare në Kuvend;
  33. Me shpalljet për dhënien e tokës bujqësore shtetërore me qira, që u shpallën më 2018, 26 kontrata u nënshkruan në tre hektarë me një sipërfaqe prej rreth 47 hektarësh dhe për shpalljen për më shumë se 3 hektarë pritet të nënshkruhen 16 kontrata me një sipërfaqe prej rreth 342 hektarë.
  34. U shpall thirrja publike për realizuesin e sistemit Program për ujitjen e luginës jugore të Vardarit faza 2, për të cilën Ministria e Bujqësisë nga Banka gjermane “KfW” mori një grant prej 4 milionë euro.
  35. Filloi zbatimi i projektit me BE-në për sistemet ekologjike të ujitjes, për të cilat tashmë janë përzgjedhur 8 lokacione, ku për tre  veç më janë duke u projektuar dhe janë siguruar 3.2 milionë euro;
  36. Është duke u ndërtuar diga Konsko;
  37. Ndërtimi i digës Reçan;
  38. Ndërtimi i sistemit të ujitjes Raven Reçica;
  39. Përgatitja e dokumentacionit teknik për digën e lumit Slupçan;
  40. Përfundon sanimi i digës Branka Pishica;
  41. Ndërtimi i  sistemit për ujitje të hidrocentralit Zletovica, faza e dytë dhe e tretë;
  42. Në procedurë qeveritare është Ligji për sistem adekuat (shërbime më të mira këshilluese për bujqit);
  43. Në fazë të përgatitjes është Ligji për produktet e mbrojtjes së bimëve (reduktimi i përdorimit të pesticideve dhe përdorimi më i madh i masave agroteknike për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve);
  44. Jemi duke përgatitur ligj të ri për duhanin dhe prodhimet e duhanit në interes të kultivuesve të duhanit;
  45. Është shpallur dhe vazhdon shpallja për dhënien e tokës bujqësore shtetërore me qira mbi 3 hektarë për tokën e ish agrokombinatit “Xhumajlija”, ku 907 hektarë janë tokë pjellore të ndara në 10 blloqe, me kushte lehtësuese;
  46. Është duke u përgatitur shpallje për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore për fermerët, sepse prodhimi vendas i ushqimit për kafshët është më i lire;
  47. 11.000 hektarë tokë u liruan, plotësisht të pastra dhe të formuara në blloqe për investime më serioze dhe tërheqjen e investimeve të huaja;
  48. Është duke u përgatitur një thirrje për blerjen e tokës bujqësore nën objektet për qëllime bujqësore, respektivisht oranzheritë, pajisjet ndihmëse dhe pajisjet për përpunimin primar të produkteve bujqësore;
  49. Pason një analizë funksionale e pozitës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe organeve në përbërje të ministrisë, me qëllim të zbatimit më efikas të politikave dhe shërbimeve për qytetarët;
  50. Akreditimi i masave të reja për Programin IPARD (LEADER, Infrastruktura Rurale dhe Shërbimet Këshillëdhënëse).
  51. Janë lëshuar vendimet për Grupet Lokale të Veprimit;
  52. Miratuam “Strategjinë nacionale për ruajtjen e natyrës (2017-2027)” dhe “Strategjinë nacionale për diversitetin biologjik (2018-2023)”.
  53. Në nëntor 2017, filloi zbatimi i Projektit IPA Twinning “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës”.
  54. Më 12 korrik 2017, filloi Projekti EU/UNDP: “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”.
  55. Filloi realizimi i fazës së dytë të Programit të ruajtjes së natyrës në Maqedoni, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
  56. Në nëntor 2017 u përfundua projekti Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit në Prespë, Ohër dhe Liqenin e Shkodrës (CSBL).
  57. Negociatat për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për iniciativën për krijimin e Fondit Natyrës Prespa-Ohër (PONT).
  58. Në pjesën e valorizimit të trashëgimisë natyrore, vazhdoi studimi për valorizimin e vlerave natyrore të Malit Sharr, si dhe raritetet e tjera natyrore;
  59. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi Traktatin e Parisit në nëntor të vitit 2017 duke konfirmuar  angazhimin e saj për t’u bashkuar me përpjekjet globale për të reduktuar ndryshimet klimatike, Kuvendi  gjithashtu miratoi Raportin e dytë bienal të ndryshimeve klimatike që përmban të dhënat e fundit dhe analizat e emetimeve dhe ( depërtimin)  absorbimin e gazrave serrë GHG;
  60. Gjatë dhjetë muajve të fundit është miratuar dokumentacioni i përgjithshëm për 7 nga 8 rajonet e planifikuara në Republikën e Maqedonisë për krijimin e një sistemi të integruar rajonal për menaxhimin e mbeturinave dhe është arritur një marrëveshje politike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe vetëqeverisjes lokale për krijimin e sistemit të lartpërmendur;
  61. U formua  grupi i punës brenda sektorit për ajër, është siguruar mjet për mirëmbajtjen e stacioneve të monitorimit dhe një stacioni mobil për cilësinë e ajrit të ambientit;
  62. Filloi projekti i financuar nga Qeveria zvicerane, i zbatuar nga UNDP për “Zvogëlimin e rrezikut të përmbytjeve në rajonin e Pollogut”. Projekti zbatohet në katër vitet e ardhshme (nga nëntori 2017 deri në dhjetor 2021);.
  63. Ndërtimi i një pjese të sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Likovës në vlerë prej 138 milion denarë, të siguruara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë;
  64. Ndërtimi i një pjese të kanalizimit fekal për Komunën e Haraçinës në vlerë prej 35 milionë denarë, të siguruara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.
  65. Ndërtimi i kolektorit kryesor fekal dhe sekondar në Komunën e Koçanit në vlerë prej 90 milionë denarë, të siguruara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, si dhe ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura të financuara nga Qeveria zvicerane në vlerë prej 1 miliardë denarë;
  66. Në mars të vitit 2018 u vu në përdorim një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Kërçovës, për 48.000 banorë ekuivalent dhe 4.7 km kolektor për pastrimin e ujërave të zeza në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza. Vlera e përgjithshme e projektit është 8.254.355 euro;
  67. Më 18 dhjetor 2017 u vu në përdorim impianti për  trajtimin e ujërave të ndotura urbane në Strumicë, me kapacitet prej 53.000 banorësh ekuivalent. Vlera e përgjithshme e projektit është 6.910.876 euro;
  68. Në dhjetor të vitit 2017 përfundoi projekti Rehabilitimi dhe zgjërimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Berovës. Vlera e përgjithshme e projektit është 3.863.186 euro;
  69. Në dhjetor të vitit 2017 përfundoi projekti Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Kumanovë. Vlera totale e projektit 4.323.224,55 euro;
  70. Në shkurt të vitit 2018 filloi realizimi i projektit ”Përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza në qytetin e Shkupit”. Projekti është me vlerë prej afër 10 milion euro;
  71. Rritëm  fondet vjetore për zhvillim të barabartë rajonal prej 4 deri më 80 milionë euro, me mekanizma transparente për shpërndarje të barabartë të fondeve prej 1% të PBB-së (në regjione të planifikimit  dhe komuna), që ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe zvogëlimin e dallimeve rajonale;
  72. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 fondet për zhvillim të barabartë rajonal janë me vlerë prej 328.873.000 denarë, që është një rritje prej 101 milion denarë në krahasim me vitin 2017, kur për këtë qëllim janë ndarë 227.691.000 denarë;
  73. Zbatojmë projektin “Zhvillim rajonal të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, në bashkëpunim me Qeverinë e Zvicrës, që për këtë projekt jep donacion prej  2.539.997 CHF për periudhën 2017-2020, ndërsa nga buxheti i Ministrisë së Vetëqeverisje Lokale për bashkëfinansim janë ndarë mjete në vlerë 1.269.440 CHF;
  74. Filluam me zbatimin e projektit: “Përmirësimi i menaxhimit komunal”, financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë prej 2,3 milion euro (Projekti zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP));
  75. Jemi duke përgatitur ndryshim dhe plotësim të Programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe decentralizim 2015-2020, si dhe një plan të ri të veprimit për periudhën 2018-2020;
  76. Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të ministrive përkatëse dhe BNjVL po punon në përcaktimin e mënyrës dhe kritereve për ndarjen e granteve dhe bllok-dotacioneve për komunat me qëllim që të sigurojnë shpërndarjen transparente të fondeve të dedikuara për funksionimin e shkollave fillore dhe të mesme, kopshteve për fëmijë, institucioneve publike për kujdesin e të moshuarve dhe institucioneve vendore në fushën e kulturës.
  77. Organizojmë pushim për 3000 familje të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat e të cilave nuk i kalojnë 22 mijë denarë në një familje, me anë të subvencioneve prej 15 mijë denarëve, për shfrytëzimin e pushimeve jashtë sezonit në një nga objektet e hotelerisë në Republikën e Maqedonisë.
  78. Kemi përgjysmuar borxhet e trashëguara nëpër konviktet e nxënësve dhe studentëve;
  79. U hartua dhe miratua Ligji i ri për arsimin e lartë, i cili rikthen autonominë e universiteteve dhe është një parakusht për ngritjen e cilësisë së arsimit, dhe njëkohësisht përgatiten ndryshime të Ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm;
  80. U hartua  Ligji mbi gjimnazin, drejtimi matematikë dhe informatikë, i cili do të mundësoj krijimin dhe funksionimin e gjimnazit të parë të këtij lloji për studentët e talentuar;
  81. Filluam me rishikimin e sistemit arsimor dhe kurrikulave dhe planeve për arsimin fillor nga klasa e parë deri në të tretën;
  82. Filluam me rishikimin e teksteve shkollore në arsimin fillor, që ka për qëllim të sigurojë tekste shkollore më cilësore për nxënësit, pa diskriminim, paragjykime dhe gabime;
  83. Filluam reformat në arsimin e mesëm profesional, në drejtim të harmonizimit të stafit profesional që del nga shkollat ​​me nevojat e tregut të punës, si dhe përmirësimin e kushteve për mësim dhe cilësinë në arsimin profesional.
  84. Hartuam  Strategjinë e Re të Arsimit 2018-2025, e cila bazohet në identifikimin e sfidave kryesore në arsim dhe përcaktimin e prioriteteve për të cilat Qeveria do të fokusohet në periudhën që vijon;
  85. Rishikuam  listën e lektyrave për arsimin fillor, për të cilën është dorëzuar propozim dhe në vazhdim është debati publik;
  86. Me zvogëlimin e çmimeve të barnave me recetë për 50 përqind, duke filluar nga kjo pranverë do të kursehen 2.381.600 euro, para të qytetarëve.
  87. Parashikimet për zhvillim ekonomik, konsolidimi i të hyrave buxhetore, do të na mundësojnë realizimin e masës për lirimin nga participimi për shërim spitalor për të gjithë qytetarët;
  88. U  formua Komiteti i ri për imunizim në përbërje të zgjeruar, dhe për së pari herë siguruam vaksina kundër gripit sezonal dhe vaksinim pa pagesë për personat e moshuar;
  89. Në Programin për shëndet publik për vitin 2018 janë paraparë kontrollime preventive nga  fizioterapeutët për diagnostikim të hershëm të deformimeve të shtyllës kurrizore te fëmijët e moshës shkollore;
  90. Duke filluar nga viti 2018, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Shëndetësisë morën për obligim financimin e plotë të Programit Kombëtar HIV, që deri më tani është bashkëfinancuar nga Fondi Global.
  91. Modernizimi i kalendarit të imunizimit me ndryshimin e dy vaksinave ekzistuese dhe vënien e vaksinimit kundër pneumonisë streptokokus dhe vaksinimin kundër viruseve Rota, si vaksina të detyrueshme, duke mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e rënda dhe komplikime që mund të shkaktohen nga këto shkaktues;
  92. Miratuam  Protokollin për shërimin e fëmijëve të varur nga substancat psikoaktive;
  93. Në procedurë e sipër është krijimi i një Trupi koordinues nacional (Shtabi i krizave) që ka për detyrë të bëjë koordinimin, të propozojë masa dhe të ndjek zbatimin e tyre, gjatë situatave emergjente dhe katastrofave në sferën e shëndetësisë.
  94. Me ndryshimin e Ligjit për studimet mjekësore dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor, shfuqizuam detyrimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përgatitur një plan vjetor për edukimin e 1000 personave jashtë vendit, tani ky obligim është i institucioneve publike shëndetësore sipas nevojave të tyre;
  95. U realizua shpallja  e tretë për bashkëfinancim të specializimeve dhe ka filluar realizimi i 12 specializimeve për gjinekologji dhe akusheri,  me qëllim që të sigurohen gjinekologë në vendet ku janë deficitarë;
  96. U formua Komisioni i ri për sëmundjet e rralla ku u përfshinë ekspert  nga të gjitha Klinikat universitare ku kurohen pacientë me sëmundje të rralla dhe në procedurë e sipër është procedura për furnizimin publik të të gjithë ilaçeve të nevojshme për sëmundjet e rralla, ku  janë siguruar  400.000.000 denarë;
  97. Ministria e Shëndetësisë vendosi për zvogëlimin e numrit të drejtorëve,  ku në nivel vjetor vetëm për paga të drejtorëve organizativ në 40 institucione shëndetësore pritet që dukshëm të ulen shpenzimet e përgjithshme;
  98. Në buxhetin e shëndetësisë për vitin 2018 janë siguruar gjithsej 221.000.000 denarë për furnizim të pajisjeve mjekësore për nevojat e IPSh ;
  99. Siguruam sallë hibride në të cilën do të zbatohet kombinim i kirurgjisë endoskopike dhe të hapur dhe e kundërta;
  100. Në buxhetin e vitit 2018, me mamografi furnizuam IPSh Shtëpinë e Shëndetit-Shkup, Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë, Shtëpinë e Shëndetit Kriva Pallankë dhe Spitalin Klinik në Manastir;
  101. U nënshkrua memorandumi ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë për të ulur tarifat ndërkombëtare për roaming në shërbimet e telekomunikacionit;
  102. U pranuan 125 ushtarë të rinj profesionistë në ARM;
  103. Nëpërmjet një procesi të gjerë konsultativ, zhvilluam Strategji për zhvillimin kulturor për 5 vitet e ardhshme (2018-2022) dhe një Plan veprimi (2018-2022), të cilat u miratuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë;
  104. Hartuam  ndryshime ligjore me të cilat zgjidhim çështjet e rëndësishme dhe sistematikisht përkujdesemi  për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e kulturës dhe artit në afat më të gjatë;
  105. Nëpërmjet konkursit për "Valën e re kulturore", arritëm të motivojmë organizimin e më shumë se 100 ngjarjeve kulturore dhe artistike në vend dhe të gjallërojmë skenën kulturore të pavarur;
  106. I hapëm dyert e institucioneve kulturore dhe Ministrisë së Kulturës për bashkëpunim me sektorin civil dhe skenën kulturore të pavarur;
  107. Arritëm sukses të madh në skenën ndërkombëtare kulturore - hapëm Qendrën për Bashkëpunim Kulturor të Iniciativës “16 + 1” për bashkëpunim midis vendeve të Evropës Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës;
  108. Realizuam  ndërhyrje emergjente në Çifte Hamam, në Hamamin e Daut Pashës dhe në Muzeun e Maqedonisë për mbrojtjen e trashëgimisë së çmuar kulturore të lënë pas dore nga shirat e rrëmbyeshëm;
  109. Nisëm proces për mbrojtjen e afreskeve të Strumicës "Shën Pesëmbëdhjetë Martirët e Tiberiopolis", një nga më të lashtat në rajonin tonë, për vite e lënë në mëshirën e fatit dhe kushteve klimatike;
  110. Filluam aktivitete intensive për mbrojtjen e kishës “Shën Gjergji” në Kurbinovë;
  111. Në vitin 2018, bëjmë kontrollin dhe fshirjen nga regjistri për të gjitha monumentet dhe objektet ilegalisht të regjistruara nga i ashtuquajturi projekti "Shkupi 2014", të cilat sipas natyrës së tyre nuk mund të përfaqësojnë trashëgimi kulturore;
  112. U formua Komisioni për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore në rajonin e Ohrit, i përbërë nga 22 institucione dhe organe shtetërore në nivel qendror dhe lokal, komision i cili për 8 vite nuk është formuar, edhe pse ligji e parasheh atë; Komisioni veçmë ka mbajtur dy mbledhje dhe ka filluar me realizimin e masave që deri në fund të vitit duhet ta përmirësojnë gjendjen dhe të kontribuojnë për vlerësim pozitiv të mundit tonë në organizatën botërore.
  113. Qeveria miratoi një vendim me pako prej 11 masave për avancimin e gjuhës maqedonase;
  114. U hartuan dhe miratuan ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase;
  115. U zgjodh Komisioni për zbatimin e provimit për lektor, si dhe veprime të tjera me të cilat u zhbllokua procesi i kalimit të provimit për lektor;
  116. Mundësuam kushte më të mira për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës maqedonase në komunikimin publik
  117. Fillojmë me reforma prej në themel dhe me avancimin e të drejtave të artistëve dhe punëtorëve kulturorë përmes hartimit të marrëveshjes kolektive për punonjësit në kulturë;
  118. E reformojmë sistemin e financimit të Institucioneve Kombëtare, për të fituar buxhet të rezervuar, në bazë të planit strategjik për periudhë prej tre vitesh;
  119. Janë zbatuar procedura për tenderë në më shumë institucione kombëtare, fillon rikonstruimi i kulmeve në disa teatro dhe qendra kulturore në vend;
  120. Raportet e elaboratit të grupit punues të Ministrisë së Kulturës për përmendoren e A.J.Qose janë zbatuar nga autoritetet përkatëse dhe përmendorja e paligjshme është larguar;
  121. Janë përgatitur më shumë elaborate për objekte dhe përmendore nga i ashtuquajturi Projekti “Shkupi 2014”;
  122. Zbatuam debat publik për iniciativën e revitalizimit të produksionit muzikor të RTM-së, e cila është pranuar me aklamacion nga të gjithë punonjësit e muzikës në vend. Qeveria miratoi konkluzionin me të cilin detyron ministritë dhe institucionet kompetente të vazhdojnë me zbatimin e këtij procesi;
  123. Me shlyerjen e borxheve në kohë për ndërtimin e Filarmonisë së Maqedonisë, parandaluam dënime interesi prej qindra mijëra euro dhe fituam donacion të vlefshëm - piano të cilësisë së lartë “Steinway” me vlerë prej 170 mijë euro nga kompania Shtrabag;
  124. Ndihmuam në tejkalimin e situatës me mungesë të hapësirës dhe mjeteve dhe këtë vit arritëm pa asnjë pengesë të mbahet edicioni i 30-të jubilar i Panairit të Librit, me vizita falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme;
  125. Disa institucione shkencore dhe kulturore realizuan projekte për digjitalizimin e krijimtarisë sonë muzikore dhe letrare;
  126. Me Qytetin e Shkupit u nënshkrua letër për qëllime të rikonstruksionit të Sallës Universale, fillojnë përgatitjet e dokumentacionit, ndërsa ndërtimi do të fillojë në vitin 2019;
  127. Promovuam zbulimin e rëndësishëm paleontologjik - mbetjet fosile të specieve të zhdukura të elefantit në Dollni Disan, i cili ishte në fokusin e disa mediave të rëndësishme globale (Daily Mail, Chicago Tribune, Business Insider etj.);
  128. Me Institucionin Ndëshkues-Korrigjues “Burgu Shkup” nënshkruam memorandum bashkëpunimi, me të cilin adresohen të gjitha rekomandimet e CPT-së të Këshillit të Evropës dhe planifikohen aktivitete për të avancuar përmbajtjet kulturore dhe artistike të të burgosurve, si një nga grupet më të rrezikuara të qytetarëve;
  129. Maqedonia u bë anëtare formale e “TRADUKI”. Në takimin e parë të rrjetit ku marrim pjesë si anëtare e plotë u siguruan fonde për më shumë projekte të reja të botuesve maqedonas;
  130. Në Davos u nënshkrua Deklarata për Baukulturë - kulturë e ndërtimit;
  131. U arrit marrëveshje për prani domethënëse të artistëve maqedonas në Plovdiv vitin e ardhshëm, qyteti i cili do të jetë kryeqyteti kulturor i Evropës për vitin 2019;
  132. Maqedonia ka projekt të shkëlqyeshëm në Bienalen e Arkitekturës në Venedik,  me vizione për ballafaqim me trashëgiminë nga “Shkupi 2014”;