Qeveria e RM-së do të dorëzojë propozim- ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë

Në seancën e sotme, të rregullt të 74-të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Propozimin- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimit siç është përshkruar në rezolucionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 817 ( 1993) dhe 845 ( 1992), ndërprerja e Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, me propozim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Propozim - ligji për ratifikim do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me flamurin evropian.

Në seancën  e sotme Qeveria miratoi vendimin për shkarkimin e drejtorit të  ShKN Prilep, Sllobodan Risteski.