Ministria e Ekonomisë

 

Ministria e Ekonomisë kryen punët që kanë të bëjnë me:

  • përcjelljen e gjendjes dhe dukurive në tregun e mallrave dhe shërbimeve dhe ndikimi i masave nga politika ekonomike;
  • përcjelljen  e gjendjeve ekonomike, strukturore dhe tekniko- teknologjike të masave për realizimin e politikës zhvilluese dhe aktuale në fushën e prodhimtarisë, tregtisë, hotelerisë dhe zejtarisë;
  • ndërmarrjen e masave kundër pozitës dhe sjelljes monopole;
  • përcjelljen e bilanceve materiale aktuale dhe furnizimi i qytetarëve me produktet themelore ushqyese dhe mallra të tjera për  konsumin e gjerë dhe të ndërmarrjeve me lëndë të para;
  • sistemin dhe politikën e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve;
  • hartimin e programit për zhvillimin global material të resurseve humane;
  • pronësinë industriale;
  • mbrojtjen e konsumatorëve;
  • ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe dyqanet;
  • përcjelljen e lëvizjeve ekonomike ndërkombëtare, si dhe ndikimin e tyre mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë;
  • punën e jashtme-tregtare;
  • hulumtimet gjeologjike dhe eksploatimin e lëndëve të para minerale;
  • energjetikën;
  • zbatimin e normave të përgjithshme dhe teknike, rregullat dhe standardet;
  • meteorologjinë;
  • mbikëqyrjen nga kompetencat e saj dhe
  • kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.

Ministër: Kreshnik Bekteshi

Adresa: “Jurij Gagarin” nr. 15, 1000 Shkup (godina Sh.A BETON.)
Tel: 02/3084-470, 02/3084-471, faks: 02/3084-472

Website: www.economy.gov.mk

AL