Kryeministri Zaev u takua me kryetarin e IND-së, Derek Miçel: Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë, Maqedonia e Veriut shënon progres në zbatimin e reformave të ndërlikuara dhe proceseve demokratike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar edhe nga  zëvendëskryetarja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot u takua me delegacionin e Institutit Nacional Demokratik (NDI) nga Uashingtoni (SHBA), të udhëhequr nga kryetari i Institutit, Derek Michel.

Në takim u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi dhe përkrahja të cilën e jep Instituti Nacional Demokratik dhe u theksua se Maqedonia e Veriut duke  zbatuar reformat kyçe për demokracinë dhe transparencën e institucioneve, shënon progres dhe është shembull në rajon.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen shumëvjeçare që e jep Instituti Nacional Demokratik, duke theksuar se kjo është ndihmë e madhe për përforcimin e proceseve demokratike në vend dhe është nxitje e madhe se vendi po lëviz në drejtim të duhur, duke siguruar përfitime dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

“Ne mbajmë një dialog politik me opozitën, i cili është i rëndësishëm për vazhdimin e reformave dhe për stabilitetin e vendit, që është sinjal pozitiv për investuesit. E ripërtërimë demokracinë dhe jemi të përkushtuar për përmirësimin e saj. Shtysa kryesore, fuqia dhe kapaciteti për reformat e ndërlikuara, siç janë sundimi i së drejtës, gjyqësori, anti-korrupsioni dhe reformat në administratën publike vijnë nga perspektivat, të cilat janë edhe qëllimi ynë, që është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian” , tha  Kryeministri Zaev, duke theksuar pritjet për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në këtë verë.

Përfaqësuesit e NDI-së, shprehën kënaqësi për përparimin dhe bashkëpunimin e institucioneve publike, si dhe projektet të cilat kanë të bëjnë për përmirësimin e punës së Kuvendit dhe afrimin e tij me qytetarët. U theksuan iniciativat dhe bashkëpunimi në drejtim të avancimit të përfshirjes së grave në më tepër aktivitete dhe udhëheqje, hulumtime të opinionit publik dhe të drejta të tjera civile dhe politike.