Osmani për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë: Investim në njohuritë evropiane sot është investim më i mirë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi projektin “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian” para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, me këtë duke i përmbyll vizitat në universitetet shtetërore në vend në drejtim të promovimit të konkursit të Sekretariatit për Çështje Evropiane, e paraparë për studentët.

Zëvendëskryeministri Osmani para studentëve referoi shkurtimisht rreth gjendjes aktuale të procesit euro-integrues duke e paraqitur pozitën e sotme të vendit dhe përgatitjet e ardhshme të strukturave për negociata, në drejtim të pritjeve për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit. më pas Osmani nxiti studentët në mënyrë aktive të kyçen në krijimin e ardhmërisë evropiane të vendit, duke theksuar se pikërisht ata i sheh si të punësuar të ardhshëm në institucionet brenda dhe në institucionet e BE-së, që punojnë për integrimin evropian. 

“Gjitha shtresat e shoqërisë konsideroj se janë të rëndësishëm të kyçen në përgatitjen e shoqërisë sonë për transformimin që pason, në përputhje me rregullat, standardet dhe vlerat evropiane, dhe para se gjithash mendoj për përfshirjen e juaj si qytetar akademik që në të ardhmen duhet të merrni përgjegjësinë për zbatimin e këtyre proceseve”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani, duke potencuar rëndësinë e madhe në njohjen e proceseve evropiane, njohuri që aktualisht janë deficitare në vend.

Ditët në vijim, studentët që do të marrin pjesë në konkurs për ese pritet të dorëzojnë mundin e tyre deri tek mentorët, dhe pas saj do të vijojë shpallja e fituesve të cilët do të udhëtojnë për vizitë studimore treditore në kryeqytetin evropian, Bruksel.