Kryeministri Zaev në vizitë zyrtare në Slloveni bashkë me një delegacion më të madh biznesi nga vendi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me 27 dhe 28 maj do të qëndroj në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë dhe do të udhëheq delegacionin qeveritar në përbërje të zëvendëskryetarit të Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrja pa portofol e ngarkuar për Investime të Huaja, Zorica Apostolska.

Në kuadër të vizitës dy ditore në Slloveni, bashkë me delegacionin qeveritar do të qëndroj edhe një delegacion më i madh i biznesmenëve, anëtar të odave ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Sllovenia do të takohen dhe do të bisedojnë për bashkëpunim në kuadër të Forumit të Biznesit që e organizojnë të dyja vendet. Është paraparë që Forumi i Biznesit të hapet me fjalimin e të dy kryeministrave, Sharec dhe Zaev.

 

Kryeministri Zaev do të ketë takim dypalësh me kolegun e tij, Kryetari i Qeverisë së Sllovenisë, Marjan Sharec, ndërkaq  do të jetë i pranuar edhe nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe nga Kryetari i Kuvendit Shtetëror të Sllovenisë, Dejan Zhidan. Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e të dy kryeministrave Zaev dhe Sharec.

Gjatë vizitës zyrtare, Kryeministri Zaev do të ketë fjalim hyrës në debatin publik dhe ligjëratë të organizuar nga instituti ndërkombëtar IFIMES me temë “Republika e Maqedonisë së Veriut, tregim për sukses”.

 

Zëvendëskryeministri Angjushev do të realizoj disa takime ndaras me kompani sllovene në të cilën do të bisedohet klimën investuese dhe mbështetjen që vendi e ofron për investime të reja.  

 

Kryeministri Zaev është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Zorica Zaeva e cila bashkë me bashkëshorten e Kryeministri Marjan Sharec, Barbara Iskra Sharec do të kenë program të posaçme.