Takimi i Kryeministrit Zaev me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë: Politikat progresive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kontribuojnë për perspektivë në tërë rajonin

Kryetari Qeverisë Zoran Zaev, sot u takua me delegacionin e deputetëve të Parlamentit shqiptar, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Mimi Kodheli.

 Në takim është shprehur mbështetje e fuqishme për politikat e Kryeministrit Zaev për zhvillimin e shtetit tonë dhe për ndërtimin e miqësive me fqinjët dhe në rajon.

Është vlerësuar se politikat progresive të kryeministrit Zaev janë shembull për lidership çfarë u duhet qytetarëve dhe se kontribuojnë për perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të mbarë rajonit.

Në takim është konstatuar se bashkëpunimi bilateral midis dy shteteve është i shkëlqyer dhe se zhvillimi i bashkëpunimit rajonal është dëshmi për kapacitetet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të veprojnë në mënyrë të pavarur në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Është shprehur edhe pajtim i përbashkët se duhet të vazhdojnë politikat e dyerve të hapura në Ballkan dhe ndaj Evropës, pasi integrimet euroatlantike janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Republikës së Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.

“Ne dëshmuan se me ndryshimet pozitive dhe lidership, ndryshojmë si shtete në rajon dhe përmes politikave të gjetjes së zgjidhjeve, miqësive dhe bashkëpunimit kemi se çfarë t’i japim Evropës dhe se jemi pjesë e Evropës. Do ta vazhdojmë dinamikën e bashkëpunimit rajonal me drejtimin e institucioneve që në mënyrë më aktive të bashkëpunojnë dhe përmes lehtësimit të procedurave për kalimin e vendkalimeve kufitare, siç është projekti onestopshop. Të vazhdojmë me reformat, veçanërisht në gjyqësi. Parlamentet janë shumë të rëndësishme në sjelljen e vendimeve pozitive për qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Në takim është folur për reformat në gjyqësi dhe për mundësinë për këmbimin e përvojave me qëllim të sistemeve gjyqësore dhe efikase. Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e Shqipërisë si shtet fqinj i cili midis të parëve e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e shtetit në NATO.

Në delegacion janë përfshirë edhe deputetët e opozitës shqiptare, si edhe deputeti i parë komunitetit kombëtar maqedonas në Shqipëri.

Në takimin me kryeministrin Zaev është konstatuar se marrëdhëniet e mira midis kryeministrave të dy shteteve kontribuojnë në zhvillimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.