Kryeministrat Zaev dhe Bërnabiq nga takimi në Novi Sad: Kemi interes të përbashkët të realizojmë projekte për transport, infrastrukturë dhe energjetikë me parashenjë rajonale

Përpjekja e përbashkët në vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe avancimi i këtyre marrëdhënieve si kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit, ishte tema e takimit të kryeministrave të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, që u mbajt në Novi Sad në margjinat e Forumit Rinor Rajonal.

Për realizimin e këtyre përpjekjeve të rëndësisë së madhe janë takimet në nivel presidentësh dhe kryeministrash që ndodhën gjatë tre-katër muajve në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe takimet në forumet rajonale.

Në takim mes kryeministrave është biseduar për planin e veprimit për zbatimin e Deklaratës për avancimin e bashkëpunimit rajonal që Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria e sollën në Ohër, e që në format më të gjerë forcohen zbatimi i katër masave konkrete, përkatësisht, qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, që është në harmonizim me Planin e veprimit shumëvjeçar të miratuar në Samitin për 3B në kuadër të Procesit të Berlinit dhe dokumenteve të BE-së, dhe që duhet të ndihmojë për shpejtimin e integrimit në rajon dhe anëtarësimin e plotfuqishëm në BE.

Ndërlidhja infrastrukturore si pjesë e bashkëpunimit rajonal merr dimension gjithnjë e më të theksuar, dhe në këtë drejtim, në takimin në Novi Sad kryeministrat Zaev dhe Bërnabiq u pajtuan se dy vendet duhet ta intensifikojnë komunikimin për identifikimin e interesave të përbashkëta dhe pjesëmarrje të përbashkët për marrjen e mbështetjes për realizimin projekteve për transport, infrastrukturë dhe energjetikë si dhe nismave me interes të përbashkët, me parashenjë rajonale.