Премиерот Заев на конференцијата NATO Engages во Лондон: Членството во НАТО е аспирација на многу генерации, остварување на нашата сегашна генерација и визија за идните

Si vend i ri anëtar i NATO-s, sjellim kontribut pozitiv për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ti ndajmë vlerat evropiane dhe euroatlantike. Ne do ti mbështesim të gjitha vendet fqinje në plotësimin e qëllimeve tyre të rëndësishme strategjike, posaçërisht ato që janë të lidhura me perspektivat euroatlantike dhe integrimet evropiane, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në panelin “Diskutime -  Mbrojtje dhe parandalim për epokën e re”, në kuadër të konferencës “NATO angazhohet: Përfshirja e Aleancës” (“NATO Engages: Innovating the Alliance”), si pjesë e programit të Takimit të liderëve të NATO-s në Londër.

Në konferencën “NATO angazhohet: Përfshirja e Aleancës” (“NATO Engages: Innovating the Alliance”), mori pjesë delegacion i përbërë nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri dhe ministri i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ku krahas Kryeministrit Zaev, në panel folës është edhe Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda.

 

“Po realizojmë ëndrrën e të gjithëve në Maqedoninë e Veriut. Është realizim i qëllimit tonë strategjik që zgjedhur para 25 viteve. Anëtarësimi në NATO është aspiratë i shumë gjeneratave të kaluara. Me anëtarësim në NATO fitojmë stabilitet dhe siguri. Gjithashtu kjo do të thotë edhe perspektivë më e mirë për ekonominë tonë”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se vendi është fuqishëm i vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në vazhdimësinë e reformave demokratike, ndërsa në nivelin rajonal ne kemi zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë dhe Greqinë në vitin 2018, pavarësisht pengesave që kanë ekzistuar.

 

 

“Prej një vendi që gjeneronte kriza ne jemi shndërruar në një vend që gjeneron siguri. Ne nuk kemi asnjë problem të hapur me fqinjët tanë. Ne jemi të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga ky këndvështrim. Marrëveshja e Prespës është shembulli më i mirë i suksesit në diplomaci dhe dialog. Mbaroi një mosmarrëveshje e gjatë dhe e vështirë. Çështja e emrit ka qenë e hapur për tre dekada. Këto ishin tre dekada pasigurie për të ardhmen tonë. Tre dekada perspektivash të bllokuara për interesin tonë strategjik kryesor”, tha Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev tha se arritjet e Maqedonisë së Veriut i inkurajojnë liderët e tjerë në rajon të përkushtohen në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, rritjen e bashkëpunimit rajonal, përforcimin e zhvillimit ekonomik, si dhe të jenë të përkushtuar në integrimin në BE.

 

“"Ne jemi plotësisht të përkushtuar në agjendën e reformës në BE. Ne ofrojmë rezultate, zbatojmë Marrëveshjen e Prespës dhe reformat në vend. Fatkeqësisht, BE nuk e morri vendimin për të filluar negociatat dhe ky ishte një gabim që pati shumë efekte negative dhe rriti interesin e palëve të treta në rajon. Por për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë për integrimin në BE dhe NATO ”, tha kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev foli edhe për çështjet lidhur me sfidat e kohës moderne, rreziku nga sulmet kibernetike dhe hibride, duke potencuar se vendi ynë në partneritet me vendet anëtare të Aleancës është fokusuar në luftën kundër këtyre kërcënimeve dhe se ato nuk mund ta dëmtojnë rrugën tonë drejt NATO Aleancës.