Fillon Takimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s

Në Londër filloi takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) të shefave të shteteve dhe/ose të qeverive, në të cilën merr pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetarja në Qeveri dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari në Qeveri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Me pjesëmarrje në takimin e liderëve të vendeve anëtare, vendin ynë përfaqësohet në nivel më të lartë në punën e organeve të Aleancës, dhe konfirmon përcaktimin për ndarjen e tërësishme të principeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike me aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të bazuara në vlera demokratike, si bazë për prosperitet të përbashkët dhe për përparim të vendeve anëtare.  

Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, deri tani e ratifikuan 28 vende anëtare të NATO-s. Anëtarësimi i plotë në NATO është realizim i qëllimit strategjik të vendit tonë, i përcaktuar me konsensus në vitin 1993 dhe mundëson kushte ideale për zhvillim ekonomik të forcuar dhe të përshpejtuar.