Spasovski dhe Stoltenberg në Bruksel: Anëtarësimi në NATO, rezultat i kritereve dhe standardeve të plotësuara për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike të cilët edhe më tej do të avancohen

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel, sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ku në pjesën e mikëpritjes  të ftuarve ua tregoi vendet ku planifikohet të vendosen shenja, flamuri dhe pllakata me emrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë solemne për pranim në anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë.

Kryeministri Spasovski në takim, në të cilën mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, siç qëndron në komunikatën e Qeverisë, është falënderuar për takimin dhe për mbështetjen që NATO, anëtaret e saj dhe në veçanti sekretari i përgjithshëm Stoltenberg e dhanë gjatë periudhës së aderimit të Maqedonisë së Veriut në anëtarësim në aleancën Atlantike të Veriut.

Maqedonia e Veriut qëndron gjithnjë në qëndrimin për plotësim të plotë të detyrimeve nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe në mbajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe mbështetjen e vendeve fqinje, të cilat kanë qëllime të njëjta si dhe vendi ynë – anëtarësimi në BE dhe NATO.

Kryeministri Spasovski, në këtë takim gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut i ka miratuar Ligjin për mbrojtje dhe Ligjin për detyrim në armatë me çka janë kompletuar detyrimet e vendit tonë për plotësimin e obligimeve që dalin nga anëtarësimi ynë në NATO.

Spasovski potencoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të presin edhe lajm të mirë nga institucionet e BE-së për fillim të bisedimeve për anëtarësim në union.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nga ana e tij uroi ratifikimin e Marrëveshjes  të Atlantikut të Veriut në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe theksoi se NATO po përgatitet për ceremoninë e pranimit të vendit në Aleancë, duke përfunduar kështu procesin si rezultat i përmbushjes së kritereve dhe standardeve  të Maqedonisë së Veriut  si anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut e cila do të përparojë edhe më tej.