Qeveria solli vendimin për mbështetje financiare të 745 artistë të estradës të prekur nga kriza e koronës - Ndihma e njëhershme prej 30.750 denarë për person, do të mbështeten me gjithsej 23 milionë denarë

Në mbledhjen e 83-të të sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendimi për ndarjen e mbështetjes financiare për gjithsej 745 artistë të estradës, me çka për secilin nga personat që aplikuan dhe plotësuan kushtet e parashikuara nga thirrja publike do të paguhet mbështetje financiare e njëhershme në vlerë prej 30.750 denarë për person. Artistët të estradës që u prekën nga kriza e koronës në ditët në vijim, do të paguhet gjithsej 23 milionë denarë (22.908.750,00 denarë), me çka kryhet edhe një masë tjetër e pakës së gjashtë ekonomike.

Në thirrjen publike për mbështetje financiare të artistëve të estradës, e shpallur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, e cila u zbatua në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë dhe Ministrinë e kulturës, arritën gjithsej 1.633 aplikime, dhe pas referimit të të dhënave nga Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtorisë së të hyrave publike, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor dhe listat zyrtare të Shoqatave të artistëve të estradës, u vërtetua se kriteret për marrjen e mbështetjes financiare i plotësojnë gjithsej 745 persona.

Kriteret që artistët e estradës duhet të plotësonin për të marrë ndihmë financiare të njëhershme janë:

  • Të ketë plotësuar deklaratë vjetore tatimore;
  • Të mos jenë shfrytëzues ipensionit;
  • Të ardhurat mesatare mujore mos të kalojnë 15.000 denarë;
  • Të mos shfrytëzohet asnjë nga programet e rregullta të ndihmës sociale të Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe
  • Të jenë anëtar të ndonjërës prej shoqatave të regjistruara të artistëve të estradës.

Në zbatimin e kësaj mase, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi komunikoi me të gjitha shoqatat e regjistruara të artistëve të estradës në vend, me ç’rast u shkëmbyen ide për formimin e një ode të artistëve të estradës, në mënyrë që kjo veprimtari të sistemohet dhe vendoset në një kornizë të caktuar, oda do të lëshonte licenca për artistët e estradës dhe kështu do të krijohej një treg efektiv dhe konkurrues, do të zvogëlohej ekonomia e zezë dhe do të kapërceheshin sistematikisht problemet me të cilat përballen artistët e estradës.

Qeveria punon me përkushtim për të mbështetur çdo qytetar dhe përmes realizimit të gjashtë pakove të masave ekonomike ofron mbështetje për të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 kanë të ardhura të ulura dhe nuk mund të kryejnë funksionet themelore të punës.