Zaev dhe Filipçe: Edhe gjatë ballafaqimit me KOVID-19, nuk u ndal kujdesi për rindërtimin e infrastrukturës spitalore dhe furnizimit me pajisjen më të mirë bashkëkohore

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit të Klinikës për Ortopedi të TOARILUC, dr. Aleksandar Trajanovski, kryen inspektimin e rikonstruimit të krahut të rikonstruuar të Klinikës për Ortopedi të TOARILUC.

“Sot jemi këtu të shënojmë edhe një sukses në serinë e realizimit të sistemit më të mirë shëndetësor publik në vendin tonë në interes të qytetarëve tanë për shkak të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe mjekëve tanë, profesorëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësor. Në periudhën e fundit, deri sa i gjithë sistemi ynë shëndetësor u vendos në linjën e parë në luftën kundër pandemisë me KOVID-19, nuk u ndal edhe kujdesi8 për rindërtimin e infrastrukturës spitalore dhe kujdesin për furnizimin e kapaciteteve shëndetësor me pajisjen më të mirë bashkëkohore për shërbime shëndetësore për qytetarët tanë”, theksoi në deklaratën e tij për media Kryetari i Qeverisë Zaev.

Kryeministri Zaev gjithashtu shtoi se paraprakisht në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Reanimim, Mjekim Intensiv dhe Qendër Urgjente (TOARILUC), u bë rikonstruimi i tërësishëm i sallave për operacion sipas të gjitha standardeve botërore. Në mënyrë plotësuese u vendosën të gjitha instalimet ekzistuese për rrjedhën e pandërprerë të gazeve mjekësore, instalim të sigurt elektrik dhe ujësjellës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se kjo është një nga një sërë rindërtimeve të reparteve të klinikave kirurgjike në objekt të ndërtuar në vitet e 30-ta në shekullin e kaluar dhe në të cilin në më shumë se 70 vite nuk është realizuar asnjë rindërtim i hapësirave.

“Kjo klinikë është e njohur sipas ekspertizës dhe përvojës së saj. Me vite në këtë repart mjekohen pacientë që kanë sëmundje malinje të sistemit të eshtrave, gjegjësisht kjo bëhet vetëm këtu. Rikonstruimi i plotëson të gjitha standardet botërore me apartamentet e reja për pacientët. Vazhdojmë me rindërtimin edhe të pjesëve tjera të objekteve të vjetra, gjithçka me qëllim që të plotësojmë nevojat e pacientëve”, shtoi ministri Filipçe.

Drejtori i Klinikës për Ortopedi të TOARILUC, dr. Aleksandar Trajanovski potencoi se ka rëndësi kyçe që mjekët kanë mbështetjen maksimale edhe nga Qeveria edhe nga ministri i Shëndetësisë për të gjitha nevojat e tyre dhe se me këtë rikonstruim kemi pacientë dhe staf mjekësor të kënaqur.