Nga sot vazhdon shtypja dhe lëshimi i kartave të identitetit - Qeveria miratoi aktin nënligjor të harmonizuar me Ligjin për Kartën e Identitetit dhe Ligjin për përdorimin e Gjuhëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  sot mbajti mbledhjen e 100-të  të rregullt me një pikë të vetme të rendit të ditës, në të cilën u shqyrtua  Informacioni mbi tejkalimin e situatës aktuale në lidhje me lëshimin e formularëve të rinj të kartës së identitetit.

Në përputhje me informacionin, Qeveria e obligoi Ministrin e Punëve të Brendshme që t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për miratimin e rregullit nënligjor sipas autorizimit nga Ligji për letërnjoftime dhe ta harmonizojë me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve me çka mundësohet dhënia e pandërprerë e formularëve për kërkesë për dhënien e letërnjoftimit, formulari i vërtetimit për kërkesë të parashtruar për dhënien e letërnjoftimit, formulari për letërnjoftimin, procedura për dhënien dhe zëvendësimin e letërnjoftimit, si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për letërnjoftime të dhëna.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka informuar se rregulli nënligjor në lidhje me dhënien e formularëve për letërnjoftimet e reja do të publikohet që ditën e sotme në “Gazetën Zyrtare”, dhe me këtë do të mundësohet të fillojë shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve të qytetarëve sipas kërkesave të tyre të parashtruara.