Kryeministri Zaev mori Çmimin Ndërkombëtar për Paqe të Vestfalisë: Çmimi është mirënjohje, por edhe detyrim që të gjitha vendimet tona të ardhshme politike tu përkushtohen vlerave evropiane dhe të paqes

“Nëse Marrëveshja e Vestfalisë nga viti 1648 ishte kthesë, pasi që me të fillon zhvillimi i kapaciteteve të Evropës për të jetuar me diversitetet fetare, Marrëveshja e Prespës është një moment historik për rajonin tonë”, tha Kryeministri Zoran Zaev në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar të Paqes në Vestfali, e cila sot iu dorëzua atij dhe ish kryeministrit grek Aleksis Cipras në Munster, Republika Federale e Gjermanisë.

Çmimi Ndërkombëtar i Paqes  i Vestfalisë i nderon personalitetet ose  përfaqësuesit e shteteve dhe grupeve të cilët janë të veçanërisht të angazhuar në integrimin evropian dhe paqen në Evropë. 

 Në fjalimin e tij në ceremoninë për nder të fituesve të çmimit, Kryeministri Zaev u falënderua dhe theksoi se është nder dhe privilegj që emri i tij dhe emri i mikut të tij Aleksis Cipras, do të shtohen në listën e gjatë të fituesve të këtij çmimi, bashkë me emrat e njohur si Vaclav Havel, Helmut Kol, Valeri Zhiskar Desten, Kofi Anan, Helmut Shmit, ekuipazhet e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, tre shtetet baltike Estonia, Letonia  dhe Lituania e të tjera.

Kryeministri Zaev tha se ashtu si Marrëveshja e Vestfalisë nuk flet vetëm për paqen, por  edhe për miqësinë, kështu që në thelbin e Marrëveshjes së Prespës qëndron miqësia midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e përfshirë në Marrëveshjen e Prespës të 17 qershor  të vitit 2018.

Me këtë Marrëveshje, tha Kryeministri Zaev, i jepet  fund mosmarrëveshjes dhe diferencës së gjatë që ngriti mure, gjë që ndërlikoi marrëdhëniet fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe bllokoi perspektivat me interes strategjik kryesor për vendin tonë, rajonin dhe strukturat euroatlantike.

 

"E ardhmja ishte një ide udhëzuese gjatë gjithë procesit. Të dyja palët e pranuan kompromisin si miqësi dhe kujdes për interesat e partnerit tuaj politik në anën tjetër, si dhe interesat tuaja. Ajo miqësi ishte e rëndësishme për të krijuar një atmosferë në të cilën diskutuam hapur  për të gjitha çështjet, edhe kur nuk dukej se kishte zgjidhje", theksoi Zaev në ceremoninë që e transmetoi televizioni shtetëror gjerman  Rajna –Vestfalia Veriore.

Kryeministri Zaev shtoi se së bashku me kolegun e tij të atëhershëm Cipras  zgjodhën të gjejnë një zgjidhje pa vonesë.

“Unë dhe Alexis dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm se kemi vënë karrierën tonë politike në rrezik. Ky angazhim i fortë, gatishmëria për të sakrifikuar karrierën tonë politike në emër të së ardhmes na lidhi dhe na udhëhoqi gjatë procesit. Zgjodhëm që të lëmë zgjidhjet si gjurmë pas nesh. Zgjidhje për qytetarët tanë dhe shoqëritë tona dhe arritëm në një zgjidhje kur të gjithë pohuan se ishte e pamundur", tha Zaev.

Kryeministri Zaev u tha mysafirëve të lartë në ceremoni se këtë vit Maqedonia e Veriut feston 30 vjetorin e pavarësisë së saj dhe se ky përvjetor i rëndësishëm përputhet  me anëtarësimin në NATO si shteti i tridhjetë anëtar.

Kjo ishte e mundur për shkak të Marrëveshjes së Prespës. Jam i nderuar që kam pasur rastin të përmbush ëndrrën e shumë brezave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në NATO ishte arritja e qëllimit tonë strategjik dhe është ndër arritjet tona më të mëdha në politikën e jashtme. Anëtarësimi në NATO është reflektim i zgjedhjes sonë sovrane dhe dëshmi e qëllimit tonë të fortë politik dhe shoqëror për t'u integruar plotësisht në familjen euro-atlantike të kombeve", tha Zaev në ceremoninë e Çmimit Ndërkombëtar të Paqes të Vestfalisë.

Zaev shtoi se sot Maqedonia e Veriut është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe theksoi se vendi është i përkushtuar në vizionin e Ballkanit në shekullin 21, si një rajon i paqes, stabilitetit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal për përfitim ekonomik dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

“Qëllimi ynë i dytë strategjik është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. "Ne besojmë se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë për integrim në BE dhe ne jemi ende në rrugën drejt BE -së", tha Kryeministri Zaev.

Duke falënderuar edhe një herë për vendimin për dhënien e Çmimit Ndërkombëtar të Paqes të Vestfalisë, Kryeministri Zaev theksoi se çmimi është një mirënjohje, por edhe një detyrim që të gjitha vendimet tona të ardhshme politike të jenë të përkushtuara ndaj vlerave evropiane dhe të paqes që nuk kanë alternativë.

Ish kryeministri grek Alexis Cipras tha në fjalimin e tij theksoi se Çmimi Ndërkombëtar i Paqes i Vestfalisë, të cilin këtë vit  e ndan me Kryeministrin Zaev, është një çmim për qytetarët e dy vendeve që tani bashkëpunojnë dhe investojnë së bashku në të ardhmen e rajonit.

Cipras shtoi se Brukseli ka për detyrim dhe duhet të mbështesë plotësisht Marrëveshjen e Prespës dhe të përmbushë premtimet si Maqedonia e Veriut i përmbushi të gjitha detyrimet e saj për integrimin në BE.

Në ceremoninë e Çmimit Ndërkombëtar të Paqes të Vestfalisë në Munster, Presidenti i Shoqatës Ekonomike të Vestfalisë, Lippe Dr. Rajnhard Cinkman, Kryetari i Komunës së Munster, Markus Leve dhe Presidenti i Letonisë, Egils Levic në emër të fituesve të mëparshëm të çmimit, vendet si Letonia, Estonia dhe Lituania, theksuan se Zorna Zaev dhe Akleksis Cipras kanë arritur diçka që askush tjetër nuk e kishte arritur më parë dhe se me Marrëveshjen historike të Prespës kanë tejkaluan një krizë të gjatë dhe kanë vënë bazat për marrëdhënie miqësore afatgjate midis dy vendeve dhe siguri në rajon.