Kryeministri Zaev priti në takim ministrin grek për Punë të Jashtme Dendias: Miqësia jonë dhe bashkëpunimi i suksesshëm ekonomik është bazë për shumë përfitime për qytetarët e të dy vendeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani priti në takim ministrin grek për Punë të Jashtme, Nikos Dendias, me të cilin vlerësuan pozitivisht  dinamizmin dhe përforcimin e vazhdueshëm të dialogut politik në vitet e fundit, me qëllim të ndërtimit të miqësisë dhe besimit mes dy vendeve fqinje.

Në takim, në të cilin pjesë e delegacionit shumë anëtarësh grek ishte edhe zëvendësministri për Punë të Jashtme i ngarkuar për diplomaci ekonomike Kostas Frankojanis, Kryeministri Zaev duke i dëshiruar mirëseardhje ministrit grek për Punë të Jashtme Dendias, shprehu falënderim për mbështetjen që Qeveria greke e jep për vendin tonë në drejtim të arritjes së suksesshme të procesit tonë aderues për  anëtarësim në BE, bashkëpunimin në promovimin e perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor  dhe ndihmën për tejkalimin e krizës shëndetësore ekonomike që u shkaktua nga pandemia Kovid-19.

Në takimin e sotëm, me rëndësi të veçantë u vlerësua bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut  dhe Republikës  së Greqisë, i cili, siç u theksua, pasqyron miqësinë dhe bashkëpunimin e dy vendeve në disa fusha, që del nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila është hap i madh për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e biznesit, fushën e energjetikës, transportit, digjitalizimit, kulturës, mbrojtjes.

Takimin e sotshëm, Kryeministri Zaev e shfrytëzoi që të njoftojë palën greke për aktivitetet e rëndësishme që nga ana e shtetit janë ndërmarrë për përshtatjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për procedurat e duhura të planifikuara më tej.

Në takim u konstatua se Republika e Greqisë mbetet mbështetëse e  fortë e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit në përpjekjet e saj për integrim evropian, në të njëjtën kohë, pozitivisht u vlerësua mbështetja e fortë dhe e pa rezervë të cilën Greqia vazhdimisht ia jep Maqedonisë së Veriut si anëtare e barabartë e NATO-s.

 "Qeveria jonë llogarit në mbështetjen greke midis shteteve anëtare të BE-së në lidhje me anëtarësimin tonë, pasi që kjo është alternativa jonë e vetme dhe me rëndësi dhe rëndësi të veçantë janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona për aderimin tonë në Bashkimin Evropian", tha Kryeministri Zaev, duke e vlerësuar pozitivisht periudhën pas Marrëveshjes së Prespës,  për të cilën karakteristike është intensifikimi i marrëdhënieve miqësore, veçanërisht përmes takimeve, kontakteve dhe nismave të realizuara në të gjitha nivelet.

Në takimin e sotëm u arrit përfundimi se bashkëpunimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është dëshmi se të gjitha çështjet e hapura mund të zgjidhen përmes dialogut dhe për këtë dëshmojnë  shumë mosmarrëveshje të mëparshme midis vendeve, të cilat sot kanë bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha nivelet.

Në takimin midis Kryeministrit Zaev dhe ministrit grek për Punë të Jashtme, Dendias, pozitivisht u vlerësua shkëmbimi i përgjithshëm tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për janar-gusht 2021, që është  395.8 milionë dollarë,  me rritje prej 20.3%  krahasuar  me të njëjtën periudhë në vitin 2020 me përfundimin se mënyra e duhur për bashkëpunim të suksesshëm mes vendeve është rritja e bashkëpunimit ekonomik, ë sjell përfitime për të gjithë qytetarët, të cilët reflektojnë në cilësinë dhe jetën  e tyre të begatshme.