Kryeministri Zaev nga investimi i ri bashkëkohor në Bit Pazar: Qeveria i mbështet investimet kapitale që përmirësojnë kushtet për punën e qytetarëve

Qendra e rinovuar Bit-Pazar rritet në tregun më të madh në vend, një vend ku mund të gjendet "gjithçka në një vend", u theksua në ngjarjen e sotme me rastin e hapjes së një investimi të ri në vlerë prej 250 milionë denarë në Tregun e Shkupit SHA - Shkup.

Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij hyrës, theksoi se Qeveria i mbështet investimet kapitale, të cilat kanë vlerë të qëndrueshme dhe i përmirësojnë kushtet për punën e qytetarëve.

"Përgëzoj për pamjen bashkëkohore të Bit-pazarit tradicional, të pozicionuar në një vend strategjik me një dalje në rrugën më të frekuentuar i cili lidh komunën e Çairit me komunën e Qendrës. Qeveria krijon kushte për zhvillimin dhe përmirësimin e mjedisit afarist, që të gjitha ndërmarrjet, mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha, të njëjtit të rriten dhe të jenë nxitës në komunat e tyre. Komunat e zhvilluara nënkuptojnë një ekonomi të fortë.  

Vazhdojmë të përpiqemi për zhvillimin e balancuar rajonal dhe përforcimin e infrastrukturës në nivel komunal. Me fondet buxhetore dhe me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare, zbatojmë projekte që synojnë posaçërisht zhvillimin e komunave. Në mënyrë plotësuese, pamje pozitive për ambientin afarist janë pikërisht investimet e reja nga sektori privat, si në rastin e investimit në Tregun e Shkupit. Qëllimi ynë kryesor është përforcimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve për  jetesë si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Për vetëm 4 vjet, janë ndërtuar 60 kopshte, 80 shkolla, 56 objekte të policisë dhe 34 institucione shëndetësore. Përveç kësaj, janë ndërtuar mbi 1.040 kilometra rrugë - autostrada, rrugë magjistrale dhe rrugë rajonale "tha Kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në fjalimin e tij theksoi se Shkupi sot është ai që gjithmonë e kemi ëndërruar  që ta kemi, një për të gjithë, majtas, djathtas, i tërësishëm, dhe jo i jonë dhe i juaj.

“Urime deri te Visari dhe Petre për atë që ndërtojnë unitet dhe ardhmëri dhe jo një të kaluar dhe ndarje. Sot jemi dëshmitarë të transformimit të një tregu që  prej shumë vitesh ka funksionuar si një treg i improvizuar, pa kushte dhe parkim të veçantë. Bit Pazari është simboli tradicional ekonomik i Shkupit, i cili për shkak të vendndodhjes së tij, i lidhur me Çarshinë  e Vjetër të Shkupit është vend i njohur në të gjithë vendin. Vend modern, i pastër dhe mesatar  për  të bërë pazar, kjo është ajo që u ofrohet qytetarëve, pasi që qytetarët tanë e këtë e meritojnë",  tha Zëvendëskryeministri Grubi.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, theksoi se ky investim është i një rëndësie të madhe për qytetin tonë, sepse përfaqëson një hap i madh përpara në rregullimin e kësaj hapësire që mundëson kushte më të mira për tregtarët dhe bashkëqytetarët tanë që përdorin shërbimet e tyre çdo ditë.

"Qyteti i Shkupit së bashku me Komunën e Çairit, disa institucione kompetente në nivel qendror, Odën e Tregtarëve  dhe Esnafin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, siç e dini, për një kohë të gjatë ne u përpoqëm të vendosnim rregull në kaosin që bëhej në hapësirat publike, veçanërisht në trotuare dhe shtigje biçikletash rreth tregut.  Përpjekjet tona përfshin lirimin e trotuareve dhe shtigjeve të biçikletave, rikonstruimin e tyre, instalimin e pajisjeve të reja urbane, mbjellësve, ulëseve mbrojtëse, si dhe restaurimin e gjelbërimit të bulevardit  "Kërste Petkov Misirkov”, të cilin gjithashtu e rikonstruuam nga Mavrovasja  deri në  Bit-Pazar," tha Shilegov.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi se ky investim është jashtëzakonisht i mirëpritur për qytetarët tanë, për Çairin tonë, për bizneset që do të punojnë këtu.

“Premtojmë dhe përmbushim. Me këtë fjali të vetme do të përshkruaja vënien në punë të kapacitetit të ri dhe të rindërtuar të Bit-Pazarit. Sot jemi dëshmitarë të një investimi të suksesshëm në Komunën tonë të Çairit, i cili peshon jo më pak se 250 milionë denarë. Por ajo që jep edhe më shumë peshë janë hapësirat e parkimit të krijuara që do të ndihmojnë shumë në lehtësimin e trafikut", theksoi Ganiu.

Mlladen Damev,  drejtor i përgjithshëm i Tregut të Shkupit u falënderua për bashkëpunimin me Komunën, Qytetin e Shkupit, si dhe Qeverinë dhe theksoi se me rikonstruimin janë përfshirë 630 tezga dhe 175 lokale, të cilat janë rinovuar plotësisht dhe janë të dizajnuara për të përmbushur nevojat e klientëve për çdo lloj të mallrave tregtare.

Gjatë plotësimit të qëllimit të caktuar, këtë që sot po e shohim këtu, prioritet ishte që me shfrytëzim efektiv të kësaj hapësirë  afariste edhe ashtu atraktive, të krijojmë qendër që do ti kënaq nevojat e blerësve dhe shfrytëzuesve . Arritëm rritje të rëndësishëm të ofertës për mallra dhe shërbime në treg, duke siguruar kushte të plota për blerje lehtësisht të arritshme dhe të sigurta. Dhe ky është vetëm fillimi i ciklit voluminoz të investimeve, i cili do të shënojë jubileun e madh të 70 viteve të Tregut të Shkupit SHA Shkup ”, theksoi Damev.

Sipas informacioneve të menaxhmentit të Tregut të Shkupit, aktualisht hapësira në Bit-Pazar me tezga dhe dyqane të hapura është e mbushur deri  në  97% nga  kapaciteti i përgjithshëm, dhe çdo ditë rreth tregut qarkullojnë rreth 20,000 qytetarë. Me këto lehtësira, Bit-Pazar konsiderohet tregu më i madh dhe më bashkëkohor në vend dhe qendra e jetës tregtare në qytet.