Vlladimir Pivovarov, Koordinator Nacional për Menaxhimin e Kufijve

Vlladimir Pivovarov është lindur më 11 tetor të vitit 1962 në Kumanovë. Ai diplomoi në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, ku dhe magjistroi ndërsa doktoroi në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi ”në vitin 2002. Flet gjuhë angleze, ruse dhe bullgare.

Pas mbarimit të Fakultetit të Sigurisë në vitin 1985, u punësua në Ministrinë e Punëve të  Brendshme, ku gjatë karrierës së tij ishte gjithashtu Zëvendëskryeshef i Drejtorisë për Punë të Brendshme në Kumanovë.

Nga viti 1997 deri në vitin 1999 kreu funksionin e Këshilltarit të ministrit të Shkencës, pas së cilës u kthye në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në vitin 2002, kur u largua për funksionin Udhëheqës i Sektorit të Sigurisë Ushtarake dhe Zbulimit, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2005.

Nga viti 2005 deri në vitin 2015 ishte profesor universitar, ndërsa në vitet 2015 dhe 2016 ishte Këshilltar i ministrit të  Punëve të Brendshme për çështjet nga fusha e sigurisë shtetërore, dhe nga ministri u emërua Koordinator i grupit të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për sjelljen e ligjit për Agjencinë Teknike Operative.

Është autor i 5 librave shkollorë në fushën e së drejtës dhe diplomacisë. Në disa raste, si ekspert i fushës së sigurisë merr pjesë në komisionet parlamentare për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe AZ-së, Gjykatës Kushtetuese, por edhe disa herë ishte i angazhuar nga ana e Organizatave ndërkombëtare në fushën e ndjekjes të komunikimeve elektronike. Disa herë është angazhuar nga ana e Universiteteve të huaja për ligjerata në fushën e sigurisë.


Telefoni për kontakt 02/333 40 47, 075/436-822
E-mail: vladimir_pivovarov@moi.gov.mk
Ueb-faqe: www.igu.gov.mk