Nga mbledhja e 107-të e Qeverisë: Po përmirësohet Ligji për financimin e komunave për pavarësinë e tyre më të madhe

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 107-të e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Ndryshimet e propozuara do ta përmirësojnë  kapacitetin fiskal dhe do t’i rrisin të ardhurat e komunave përmes  rritjes graduale të shkallës së grantit të TVSH-së dhe tatimin personal të të ardhurave, me qëllim të pavarësisë më të madhe financiare dhe stabilitetit të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin dhe e pranoi tekstin e marrëveshjes bilaterale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëfinancim të projektit të madh investues “Sistem i integruar dhe vetëmbajtës për menaxhim me mbeturinat në rajonin Lindor dhe Verilindor”.

Me projektin “Sistem i integruar dhe i vetëmbajtur për menaxhim me mbeturinat në rajonin Lindor dhe Verilindor” zgjidhen problemet e mëdha  operative dhe të rëndësishme ekologjike lidhur me krijimin dhe menaxhimin me mbeturinat dhe do të krijohen kushte për zhvillimin e sistemit të integruar për menaxhim me mbeturinat në këto rajone, si dhe në jomunën Sveti Nikollë.

Sistemi është në harmonizim të plotë me parimet e BE-së dhe parimet e  ligjdhënies nacionale për mjedis jetësor dhe i adreson të gjitha elementet e menaxhimit me mbeturinat, nga parandalimi i krijimit të mbeturinave, mbledhja e tij, deri në mënjanimin e mbetjeve nga mbeturinat.

Me projektin do të përfshihen dy rajone: Rajone Verilindor (komunat: Kumanovë, Likovë, Nagoriçan i Vjetër, Rankovce, Kratovë dhe Kriva Pallankë) dhe rajoni Lindor (Komunat: Shtip, Koçan, Berovë, Pehçevë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë, Vinicë, Probishtip, Zërnovc, Obleshevë-Çeshinovë dhe Karbinc) dhe komuna Sveti Nikollë.

Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi Informacionin për nevojën e lidhjes së amendamenteve të Marrëveshjes për grant për partneritet të zhvillimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – SHBA me të cilën parashikohen 540.000 dollarë plotësuese.

Me këtë amendament, vlera e tërësishme e grantit për partneritet për zhvillim rirtet, gjegjësisht do të arrijë  8.798.792  dollarë.  Me amendamentin mjetet e shpërndara prej  540.000 dollarë janë sistemuar për arritje të qëllimit zhvillimor për konkurencë të përforcuar ekonomike dhe për masat e luftës kundër korrupsionit.

Përveç për këto qëllime, granti i SHBA-ve, i cili realizohet përmes USAID-it, është i dedikuar edhe për mbështetje të produktivitetit, për integrim të zgjeruar të vendit në tregjet rajonale euro-atlantike, për përforcim të sigurisë energjetike dhe sigurisë, për programe për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në shoqëri dhe për përforcim të mundësive të tyre ekonomike dhe vlerave sociale, si dhe për llogaridhënie të shtuar të sektorit publik dhe për përforcimin e kulturës së llogaridhënies te qytetarët.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arritje të Memorandumit për mirëkuptim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtar në fushën e digjitalizimit dhe e-menaxhimit.

Me Memorandumin me Estoninë, e cila është lidere në digjitalizim dhe e-menaxhimit, definohen sferat e bashkëpunimit, dhe atë:

• Hartimi i gjendjes momentale lidhur me digjitalizimin dhe e-menaxhimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Përgatitje dhe propozim të vendimeve për përmirësim të kornizës juridike, kornizës së politikave dhe kornizës institucionale për digjitalizim dhe e-menaxhim në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Këmbim i ekspertizës dhe përvojës lidhur me modelet për interoperabilitet dhe digjitalizim të shërbimeve publike mes palëve;
• Qëndrim studimor në Estoni për përfaqësues nga institucionet publike nga Republika e Maqedonisë së Veriut;
• Ndihmë gjatë zhvillimit dhe zbatimit të TI-vendimit të posaçëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Mbështetje gjatë ideimit dhe dërgimit të trajnimeve të domosdoshme për zbatim të vendimit të ri me qëllim të menaxhimit me ndryshimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Këmbim i ekspertizës dhe përvojave gjatë zhvillimit të veglave për komunikim për ngritjen e vetëdijes publike lidhur me zbatimin e teknologjive TI në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për pagesë të pensioneve për muajin shtator 2021 dhe e detyroi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut t’I parashtrojë të dhënat për pensionet në bankat afariste më së voni deri më 27.09.2021, me rekomandim që bankat afariste të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e shtatorit përmes rrejtit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej 28.09.2021.

Rekomandohet që bankat afariste përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesa të gatshme të pensioneve për klientët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, në katër grupe sipas orarit në vijim sipas vlerës së pensionit:

– Për pensione në vlerë deri 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 28.09.2021 (e martë;
– Për pensione në vlerë deri 11.001-14.000 denarë pagesa të bëhet më 29.09.2021 (e mërkurë);
– Për pensione në vlerë deri 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.09.2021 (e enjte); dhe
– Për pensione në vlerë deri 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 01.10.2021 (e premte).