Kryeministri Zaev në intervistën për “Standard”: Jam optimist sepse e përpiqemi ta kuptojmë pozitën bullgare edhe ata tonën

Në një intervistë për gazetën austriake "Standard" në pyetjen lidhur me veton e Bullgarisë mbi bisedimet për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe një rrugëdalje të mundshme nga kjo situatë, Kryeministri Zoran Zaev tha se bisedimet me fqinjin tonë vazhdojnë dhe se, sipas tij, janë bërë hapa më afër zgjidhjes .

Unë mendoj se është e mundur të bëhet një lëvizje para Krishtlindjeve, gjegjësisht Këshillit të BE -së më 22 dhjetor, sepse Bullgaria më pas do të zgjedhë parlament të ri më 14 nëntor, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale atje do të mbahet një javë më vonë. Kështu, ata kanë më shumë se një muaj për të marrë një vendim. Ministrat e jashtëm po punojnë shumë për këtë. Ne po përpiqemi të kuptojmë pozitën e Bullgarisë dhe ata po përpiqen të kuptojnë pozitën tonë", tha Kryeministri Zaev në intervistën me “Standard”.

Kryeministri Zaev nënvizoi se ky proces është çështje dypalëshe, dhe se në të BE-ja është mik i yni i përbashkët dhe se kemi besim të plotë në institucionet evropiane.