Zaev drejtuar të rinjve në Konferencën Rajonale: Ju inkurajoj të rrezikoni të ndërmerrni aktivitete që t’i realizoni idetë tuaja dhe potencialin tuaj në biznese të reja ndërsa qeveritë do t’ju mbështesin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes video  konferencës mori pjesë në Konferencën "Ballkani Perëndimor: Një rajon, një treg - Një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së ", bashkë me më tepër krerë dhe përfaqësues të qeverive, organizatave joqeveritare dhe anëtarëve të komunitetit të biznesit nga rajoni.

Pjesëmarrësit në konferencën dy-ditore, e cila mbahet këto dy ditë (28-29 shtator 2021) në Novi Sad, Republikën e Serbisë, në organizim të Fondit për Çështjet Evropiane të Krahinës Autonome të Vojvodinës, Fondacionit Konrad Adenauer dhe Forumit Rajonal për Lidershipin e të Rinjve diskutuan për nismat rajonale si pjesë e politikës së zgjerimit të BE -së drejt Ballkanit Perëndimor, me theks në përfitimet e nismës së fundit “Ballkani i Hapur” dhe krijimin e një tregu të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ne, si qeveri, punojmë dhe bashkëpunojmë, jemi të gatshëm t’i dëgjojmë nevojat e qytetarëve, pjesëtarëve të sektorit të biznesit dhe odave dhe të udhëhequr nga ai qëllim, së bashku me liderët e Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, ndërmarrim hapa dhe nisma për lehtësimin e bashkëpunimit tonë, tejkalimin e barrierave dhe problemeve  me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik”, tha Kryeministri Zaev duke i përshëndetur pjesëmarrësit e sotëm në panelin udhëheqës, ku mori pjesë  bashkë me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, kryetarin e Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës, Ishtvan Pastor, kryetarin e Komunës së Novi Sadit, Milosh Vuçeviq, Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RIKO) Albert Hani dhe Norbert Bekman-Dirkes, i cili kryeson Fondacionin “Konrad Adenauer” në Serbi dhe Mal të Zi.

Duke theksuar se përmes Procesit të Berlinit u krijua një kornizë dhe u përcaktuan aktivitete konkrete në të gjitha fushat e të ashtuquajturave katër lirive të BE-së, të pasuruar me shtyllën digjitale, të investimeve, të inovacioneve dhe të industrisë, Kryeministri Zaev tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka siguruar  një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe bashkëpunimin në sferat sociale dhe kulturore.

"Ajo që vijon në rajon është, së pari, avancimi i shkëmbimit tregtar rajonal i mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizja e njerëzve, kapitalit dhe njohurive, që  në radhë të parë paraqet heqjen e të gjitha barrierave ekzistuese për lirinë e lëvizjes. Pastaj, është e nevojshme të përmirësohet procesi i digjitalizimit në të gjitha vendet, duke siguruar  shkathtësi digjitale, infrastrukturë digjitale dhe siguri digjitale.

 Përfundimisht, do të vijojë përmirësimi i aftësisë konkurruese i të gjitha ekonomive në rajon, paralelisht me promovimin e  "zhvillimit të  gjelbër" dhe tranzicionin, përmes llojeve të ndryshme të aktiviteteve”,  tha Kryeministri Zaev, duke theksuar se rajoni, që ka  popullsi prej rreth 18 milion banorë, ka potencial të mirë për shfrytëzimin e të gjitha përfitimeve që janë shumë të rëndësishme jo vetëm për vendet e Evropës Lindore, por edhe për vendet anëtare të Unionit", tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Zaev.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij u fokusua në rëndësinë e  sipërmarrësisë rinore, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik, duke theksuar se të gjitha përpjekjet  qeverive të tre vendeve në rajon kanë për qëllim të sigurojnë një të ardhme të suksesshme për të rinjtë, me qëllim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe tejkalimin e arsyeve që të rinjtë i motivojnë dhe shpesh i detyrojnë të emigrojnë jashtë vendit.

“Të dashur miq të rinj, ne e dimë se të rinjtë në Ballkan të punën afariste e quajnë‘ biznes ’. Në atë kuptim, sipërmarrësia është në fakt një "biznes", një formë e aktivitetit të biznesit dhe të bërit biznes. Por sipërmarrësia është më shumë se kaq, domethënë përfaqëson gjithashtu një lloj tipari karakteri që disa njerëz posedojnë. Prandaj, ju inkurajoj, rrezikoni, ndërmerrni aktivitete për të realizuar idetë tuaja, ndërsa ne, qeveritë e rajonit, do t'ju ndihmojmë dhe do të përpiqemi të krijojmë klimën më të favorshme të biznesit, duke larguar të gjitha pengesat burokratike dhe të ngjashme, duke hartuar dhe zbatuar masat për mbështetje të ndryshme për sipërmarrësit - financiare, investuese, lokacione, trajnime të fuqisë punëtore dhe të ngjashme", tha Zaev në Konferencën e sotme.

Gjithashtu Zaev vlerësoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilën ai udhëheq i njeh dhe i di këto detyra në raport të sipërmarrësisë dhe në vazhdimësi ndërmerr masa për largimin e barrierave administrative dhe burokratike të cilat pengojnë sipërmarrësit. Kjo dëshmohet nga disa raporte të institucioneve ndërkombëtare, të cilat vlerësojnë të ashtuquajturën "cilësi të mjedisit të biznesit" në Maqedoninë e Veriut me nota shumë të larta.

Duke marrë pjesë në diskutimin përfundimtar në Panelin e Liderëve në Konferencë, Kryeministri Zaev konkludoi se bashkëpunimi i suksesshëm rajonal është mbështetja më e rëndësishme nga të gjithë qytetarët, të cilët duhet të kuptojnë se Procesi i Berlinit është krijuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa bashkëpunimi konkret mes këtyre vendeve mund të kontribuojë për realizim më të shpejtë të proceseve eurointegrues dhe duke avancuar bashkëpunimin me anëtaret e tjera të Unionit.