Zaev, Bytyqi dhe Petrov për masat e Këshillit Startap Nacional: Rregullore më e mirë dhe qasja deri në financat janë një pjesë e një sërë masash për rritje të përshpejtuar të kompanive startap

Propozim masat për një rritje të përshpejtuar të ekosistemit startap maqedonas të cilat janë përcaktuar për herë të parë në vend nga Këshilli Startap Nacional, sot u prezantuan  në konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi dhe drejtorit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov.

Kryeministri Zaev theksoi se në katër vitet e fundit, Qeveria tregoi se çfarë do të thotë të jesh partner i ekosistemit startap maqedonas. 

Kryeministri theksoi se në portofolin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, vetëm në tre vitet e fundit, janë mbështetur 605 projekte përmes grandeve të kofinancuara, me mbi 85 milionë euro investim i përgjithshëm, i cili është vërtet i pakrahasueshëm me periudhën para vitit 2017, kur u mbështetën vetëm 36 projekte dhe investim i përgjithshëm  prej përafërsisht 1.5 milionë euro.

"Nga investimet e përgjithshme deri në muajin  shtator 2021, 56% gjegjësisht  rreth 48 milionë euro janë fonde të siguruara nga Fondi, ndërsa 37 milionë euro janë investime personale të kompanive, që do të thotë se programet e FZHTI kanë nxitur një cikël të konsiderueshëm investimesh nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Janë Inkurajuese të dhënat që 51% e portofolit të Fondit janë kompani startap, kryesisht të themeluara nga të rinjtë.  Sot flasim për 326 kompani startap të mbështetura, në të cilat investojmë 18 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive punojnë me sukses jo vetëm në tregun e vendit, por edhe krah për krah me brendet e famshme botërore në tregun global. Qeveria, me të gjitha ministritë dhe institucionet e interesuara, do të ofrojë mbështetje të vërtetë. Do të ndërmarrim hapa që propozim-masat në letër të bëhen funksionale, me të cilat më lehtë do të krijohen politikat dhe strategjitë për zhvillimin e ekosistemit starap maqedonas. Ne të gjithë bashkë do të punojmë  për të përmirësuar rregulloren për zhvillimin e veprimtarisë së inovacionit. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, do të luftojmë  bashkë  për përmirësimin e kushteve të punës, sepse pandemia kovid na tregoi se duhet të jemi më fleksibël dhe puna nga shtëpia për shumë kompani është normal e re.

Si Qeveri, detyrë e jonë është të përmirësojmë kushtet për qasje në financa, për të cilën  kërkohen lehtësime tatimore dhe përjashtime për investitorët dhe startap -et", tha Kryeministri, Zoran Zaev.
Zëvendëskryetari i Qeverisë  i ngarkuar për Çështjet Ekonomike, Koordinim të Resorëve ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, i cili është edhe kryetar i Këshillit Startap Nacional, prezantoi detajet e tre shtyllave të dokumentit që kanë të bëjnë  me stimulimin e zhvillimit të ekosistemit, përmirësimin e kushteve për  punë të strartapve dhe përmirësimin e kushteve për qasje deri në financa.

Zëvendëskryetari njoftoi se propozim-masat janë të përmbledhura në tre grupe: stimulimi i zhvillimit të eko sistemit startap, përmirësimi i kushteve për punë dhe përmirësimi i kushteve për qasje deri në financa.

 "Shtylla e parë - stimulimi i zhvillimit të  ekosistemit  startap është padyshim i mundur, dhe ne kemi akoma vend për ta zhvilluar këtë, edhe pse kemi bërë hapa kuantik deri më tani. Bashkërisht përcaktuam se është e nevojshme të përmirësohen rregullorja për zhvillimin e veprimtarisë inovative, të krijohen instrumente të reja shtesë për të mbështetur startap-et që do të jenë në hap me trendet globale, për të krijuar Qendra për zhvillimin e startap -eve, për të përmirësuar kushtet e jetesës për qëndrimin teknologjisë digjitale nomad, si dhe të krijohet  regjistër i startap-eve  në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së  Veriut.

 Në lidhje me pakon e masave të përfshira në shtyllën e dytë, të cilat do të duhej t’i përmirësojnë kushtet e punës, të planifikuara me këto aktivitet: Mundësimin i regjistrimit të një tipi të ri të shoqërisë, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, lehtësim në  procesin e likuidimit të kompanive startap, rritje të fleksibilitet të kushteve të punës, ri-rregullimi e punës jashtë zyrës së shoqërisë ( punë nga shtëpia).

 Qasja në financa është një prej elementeve më të rëndësishme për zhvillimin e secilit projekt, në këtë pjesë me të vërtetë përmes instrumenteve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, realizuam hapa serioze mbi 56% nga vlera e përgjithshme e projekteve mbështet nga fonde të buxhetit të FIZHT-së, gjithashtu është mundësuar mbështetje me kredi të volitshme dhe nga Banka komerciale, por edhe nga shërbimet e uebit Amazon, megjithatë ne pajtohemi se mund të bëhet më shumë.

Prandaj për këtë  shtyllë masash ne propozojmë lehtësim për hyrjen e investitorëve të huaj, lehtësim tatimor dhe lehtësim për investitorët, lehtësim tatimor dhe lehtësim për startap-et ”, i prezantoi propozim-masat e miratuara nga Këshilli Kombëtar i startap-eve, zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov, theksoi se vizioni ynë është i thjeshtë - duke e pozicionuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si një qendër rajonale për start-ap.
 
"Së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir, Bistra, Gjorgji, Anita, Stefan dhe Dejan, palët e interesuara në ekosistemin startap, me donatorët e huaj dhe odat ekonomike, ne u ulëm në të njëjtën tryezë për herë të parë, dhe pyetëm veten - çfarë duhet të bëjmë ne për t'u mundësuar startap-eve në vend zhvillim më të shpejtë, qasje më të lehtë në financa dhe qasje më të lehtë në tregjet globale", tha Petrov, drejtor i FIZHT-së, duke shtuar se detajet në lidhje me fondin e parë të investimeve shtetërore aktualisht janë në përfundim, përmes të cilit, në startap-et e vendit do të investohen nga 200,000 deri në 1.5 milionë euro.
 
Drejtori Petrov kujtoi se përzgjedhja përfundimtare e kompanive që aplikuan në thirrjen publike "Startap 3" është duke u realizuar, përmes të cilës do të mbështeten startap-et vendore me 2 milionë euro, ndërsa përmes thirrjes së vazhdueshme për komercializimin e inovacioneve, janë siguruar 8 milionë euro për startap-et e vendit dhe kompanitë inovative për të komercializuar produktet dhe shërbimet e tyre.