Zaev nga Bërdo – Kranj: Nëse deklaratat e BE-së nuk kthehen në vepra, do të bëhet dëm i pariparueshëm mbi idenë e madhe evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot i filloi aktivitetet e përcaktuara në agjendën e vizitës së tij në Slloveni, me rastin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bërdo – Kranj.

Kryeministri Zaev mbajti takim të përbashkët me nënkryetarit e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me Eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varheji, me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha dhe me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në takim u potencua rëndësia e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, u përshëndet ajo që për Brukselin edhe më tej zgjerimi i Unionit me vendet nga rajoni mbetet prioritet strategjik, që pritet të shënohet edhe në deklaratën e sotme nga Samiti.

Kryeministri Zaev në takim potencoi se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të kthehen në vepra dhe nëse BE-ja nuk vepron, dëshpërimet te popujt nga rajoni do të jenë të pariparueshme dhe në dëm të madh të idesë së madhe evropiane për bashkësi dhe bashkëpunim.