Nga takimi i Kryeministrit Zaev me Kryeministren e Estonisë Kalis: Estonia është e zëshme në mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve me BE-në

Në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalis.

Në takim dy bashkëbiseduesit i theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellë për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Kryeministri Zaev gjatë bisedës e përshëndeti angazhimin e Republikës së Estonisë si partner i vlefshëm dhe mbështetës i integrimit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe në procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe u falënderua për mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme për fillimin e bisedimeve për aderim.

Konkluzion i përbashkët nga takimi i Kryeministri Zaev me Kryeministren Kalis është se Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të dërgohen mesazhe më të fuqishme deri te qytetarët për mbështetje për aspiratat e vendeve nga rajoni për aderim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev u falënderua për përkrahjen e pranuar nga ana e Estonisë për ndarjen e përvojës së saj në digjitalizim me Maqedoninë e Veriut me ç’rast të dyja vendet e miratuan nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qendrës së Estonisë për Zhvillim Ndërkombëtar në fushën e digjitalizimit dhe e-menaxhim.