Shpëtohen edhe 149 qytetarë nga Afganistani për të cilët Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar si pjesë e aksionit ndërkombëtar humanitar për ndihmën e qytetarëve nga Afganistani të cilët gjatë periudhës së fundit punuan në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes.

Mbrëmë vonë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup arritën grup i ri prej 149 qytetarëve nga Afganistani. Bëhet fjalë për persona që kanë fituar bursa nga Fondacionet Shoqëri e Hapur dhe qytetarë të cilat punuan në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Qytetarët do të jenë  përkohësisht të vendosur në Shkup deri sa nuk sigurohet transferim i destinacionit të tyre përfundimtar. Shpenzimet në tërësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare.

Pas aterrimit mbrëmë vonë u realizua procedura standarde, kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.

Kryqi i kuq u ndau pako higjienike dhe veshmbathje, ndërsa gjithashtu edhe për personat që më herët arritën në Maqedoninë e Veriut, Kryqi i Kuq distribuoi mjete shtesë për higjienë, veshje dimërore dhe mbathje.

Deri më tani në vend arritën 450 qytetarë të Afganistan për të cilët institucionet bëjnë gjithçka që të ndjehen të sigurit duke ju siguruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut.