Zaev në pesë vjetorin e Universitetit “Nënë Tereza”: Arsimimi i gjuhës dhe shkrimit i secilës bashkësi etnike është kontribut për integrim shoqëror dhe zhvillim të komunitetit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik  dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen solemne me rastin e shënimit të pesë vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”, e cila u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Në ngjarje, ku morën pjesë përfaqësues dhe rektorë nga universitete tjera shtetërore, studentë, të diplomuar dhe magjistra, fjalim mbajtën edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës sl Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani.

Duke uruar jubilenë dhe duke shprehur i kënaqur që është pjesë e kësaj ngjarje, Kryeministri Zaev theksoi se Universiteti “Nënë Tereza”, që nga themelimi i saj deri më sot u bë pjesëmarrës serioz në sistemin e arsimit të lartë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vendimi për themelimin e Universitetit dhe krijim e edhe një kampusin në kryeqytetin e vendit tonë ku mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, sipas standardeve bashkëkohore për arsim të lartë, shkencë dhe hulumtim, e pranuam si një investim shoqëror në interes të gjeneratave të reja”, the Kryeministri Zaev, duke shtuar se në këto pesë vite, realizimi i misionit të Universittetit ka zgjeruar dimensionet e saja dhe sot mësimi në programe të ndara studimore zhvillohet edhe në gjuhën maqedonase.

Ai theksoi se Universiteti “Nënë Tereza”, ku në pesë fakultete,prej të cilave katër kanë profil teknik-teknologjik dhe njëri është me profil të shkencave shoqërore dhe ku arsimohen gati 3.000 studentë të cilët e realizojnë misionin e tyre gjatë krijimit të kuadrove nga profili teknik-teknologjik si parakusht për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe përforcimin e kohezionit social të shoqërisë.

“Arsimimi i gjuhës dhe shkrimit i secilës bashkësi etnike, si bazë e identitetit nacional përmes së cilës ruhet dhe afirmohet trashëgimia shpirtërore, përfaqësojnë edhe potencial për integrim shoqëror, kohezion dhe zhvillim të një bashkësie që nuk mund të mbijetojë e izoluar dhe e vetme”, vlerësoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se themelimi i Universitetit “Nënë Tereza”, rrjedh nga detyra dhe përgjegjësia jonë që ti respektojmë, ruajmë dhe të kujdesemi për dallimet etnike, nacionale, fetare dhe kulturore të secilës bashkësi, duke shfrytëzuar potencialin për vendosjen e komunikimit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Duke dërguar mesazh se studentët janë liderë të së ardhmes dhe se është detyrim i të gjithëve të realizojnë ëndrrat dhe ambiciet e tyre, për të nxënien e dijes në mënyrë solide dhe evropiane, që të jetojnë në vend, ashtu s’i edhe bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, Kryeministri Zaev nënvizoi se si përgjegjësi para Qeverisë mbetet përfundimi i procedurës për akomodim të përhershëm hapësinor të Kampusit Universitar në afërsi të Kazermës “Ilinden”, me të cilën, siç nënvizoi, do të krijohen kushte për ndërtimin e Kompleksit universitar, i cili si projekt është pjesë e Programit të Qeverisë.