Thirrje publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
16.12.2021

Në bazë të nenit 3 paragrafit 3 të Ligjit për Inspektimin e Punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 35/1997, 29/2002, 36/2011, 164/2013, 44/2014, 33/2015, 147/2015, 21/2018 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.317/2020) dhe neni 27 dhe neni 28 i Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë shpall,

THIRRJE PUBLIKE
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Punës, organ në përbërje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

2. Për drejtor të Inspektoratit të Punës mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:

  • është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; 
  • në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim me burgim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës; 
  • ka marrë së paku 240 kredi sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1;
  • ka të paktën gjashtë vjet përvojë pune pas diplomimit, në fushën adekuate; 
  • posedon njërën nga certifikatat e mëposhtme të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohuje aktive të gjuhës angleze: 
    • TOEFL IBT – së paku 74 pikë, 
    • IELTS (IELTS) – së paku 6 pikë, 
    • ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2, 
    • FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të dhënë, 
    • BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose 
    • APTIS (АPTIS) – së paku nivelin B2); 
  • Posedon certifikatë për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyre

3. Për drejtor nuk mund të emërohet personi i cili është anëtar në organet dhe trupat që i zgjedhë ose i emëron  Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ose Qeveria ose njësia përkatëse e vetëqeverisjes lokale. 
4. Për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Punës mund të emërohet  personi i cili përveç kushteve të përcaktuara në pikën 2 të shpalljes duhet ti plotësojë edhe kriteret shtesë që përmenden në fletëparaqitjen e disponueshme në linkun e mëposhtëm.

5. Me fletëparaqitjen kandidatët patjetër duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Fletëparaqitje të shpalljes;
  • Biografi të shkurtër;
  • Letër motivimi; 
  • Plan dhe program për punën në vijim;
  • Çertifikatë të shtetësisë; 
  • Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim me burgim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës ;
  • Diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose shkallën VII/1 të përfunduar;
  • Dëshmi se ka të paktën gjashtë vjet përvojë pune pas diplomimit, në fushën adekuate  ; 
  • Çertificatë të njohur ndërkombëtarisht ose certifikatë për njohuri aktive të gjuhës angleze : 
    • TOEFL IBT–  së paku 74 pikë,
    • IETS (IELTS) –së paku 6 pikë, 
    • ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivel B2, 
    • FCE  (FCE) (Cambridge English: First) – të dhënë, 
    • BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose 
    • APTIS (АPTIS) – së paku nivelin B2); 
  • Vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyre.

6. Dokumentet nga pika 5 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën:

  • Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bul "Ilinden" Shkup me shënimin: “Për shpallje publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës”.

7. Dokumentet e kërkuara nuk zëvendësojnë format e mëparshme të përcaktuara me Ligjet  dhe aktet nënligjore  nën kompetencë të MSHIA-së dhe me Ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

8. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/en që janë zgjedhur/emëruar, në funksion të transparencës dhe monitorimit të përmbushjes së të njëjtave nga ana e organeve mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).

9. Koeficienti për llogaritjen e pagës: është i përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për llogaritjen e pagës së funksionerëve të cilët i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021 и 152/2021).

10. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.

11. Shpallja do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

12. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i  i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.