Zaev dhe Filipçe në ndarjen mirënjohjeve për 8.500 punonjës shëndetësor: Edhe në vitin 2021 ju jeni heronjtë në luftën me KOVID-19

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, drejtorëve dhe ekipeve udhëheqëse të klinikave nga shëndeti publik të cilët u përfshinë drejtpërdrejt në luftën kundër pandemisë me  KOVID-19, sot ua dorëzuan plaketat që do t'u ndahen mbi 8.000 profesionistëve shëndetësorë në vend për pjesëmarrjen e tyre vendimtare dhe jashtëzakonisht të rëndësishme në ballafaqimin me pasojat e virusit dhe epidemisë.

Në ngjarjen e cila filloi me një minutë heshtje për të kujtuar ata që humbën jetën nga KOVID-19, Kryeministri Zaev theksoi se u ndërmorën masa kompetente dhe efikase për të parandaluar natyrën fatale dhe paparashikueshmëria e virusit, për të reduktuar rreziqet dhe për të ofruar terapi kompetente dhe kujdes të duhur mjekësor për të infektuarit.

“Së bashku me ministrin Filipçe dhe me të tjerët në ekipet përgjegjëse për përballjen me pandeminë, si dhe me të gjithë punonjësit shëndetësorë që ishin në dispozicion me të gjitha kapacitetet e tyre në vijën e parë të frontit, krijuam masat e duhura për të garantuar sigurinë për secilin. qytetar individualisht, si dhe për shoqërinë në tërësi. Falë masave dhe vendimeve në kohë, sistemi shëndetësor i RMV-së gjatë gjithë krizës funksionon pa ndërprerje. Rolin më të rëndësishëm dhe vendimtar për atë arritje e keni luajtur ju – punonjësit shëndetësor”, theksoi Kryeministri Zaev.
 

Kryeministri shtoi se me sakrificën dhe përkushtimin e punonjësve shëndetësor, u riorganizua udhëheqja me shtetin me një qëllim të vetëm  - të vendosen të gjitha burimet në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve tanë.

Vëmendje të veçantë, potencoi Zaev, i’u kushtua investimit në  kapitalin njerëzor në shëndetësi edhe në vitet më kritike, gjatë pandemisë në buxhetet e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtje sociale u investuan më shumë se 300 miliardë denarë.

“Kapitali njerëzor në spitale, mjekët dhe punonjësit shëndetësor i vendosëm në maje të prioriteteve tona. Rezultatet nga masat reformuese në shëndetësi dhe nga kovid masat dëshmuan se investojmë aty ku është më e rëndësishme – te njerëzit, në pajisje dhe spitale. Si asnjëherë më parë i rritëm pagat në sektorin shëndetësor. E kthyem dinjitetin e punonjësve shëndetësor dhe u mundësuam kushte më të mira për punë.  

Paga bazë e mjekëve specialist është rritur për 40%, e infermierëve mes 20% dhe 23%, e mjekëve të përgjithshëm për 25%, dhe e bashkëpunëtorëve shëndetësor për 15%. Përkushtimi juaj, puna juaj e palodhshme në luftën për të shpëtuar jetën e çdo njeriu janë të denjë për çdo lavdatë dhe mirënjohje, por edhe për mbështetjen e merituar konkrete financiare”, u tha Zaev punonjësve shëndetësor.

 Si vazhdimësi e këtyre politikave, tha Zaev, Qeveria vazhdon të japë rezultate për qytetarët e vendit të vet. Në këtë drejtim, në Buxhetin e vitit 2022, shëndetësia dhe shëndeti i qytetarëve është i pari nga katër prioritetet: Përforcimi i financimit të shëndetit publik me rritje të pagave të punonjësve në institucionet shëndetësore publike, së bashku me atë ekonomik, rimëkëmbja ekonomike me Planin për rritje ekonomike, qëndrueshmëria fiskale dhe rritja e investimeve publike dhe mbështetja e reformave institucionale dhe të integrimet evropiane.

“Investimet në potencialin njerëzor janë kyçe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët, por ato duhet të shkojnë paralelisht me investimet kapitale në sektorin e shëndetësisë. Prandaj ne po përmirësojmë vazhdimisht kushtet në spitale dhe po investojmë në ndërtimin e spitaleve të reja. Ne kemi ndarë miliarda denarë për investime kapitale në shëndetësi sepse duhet të investojmë në kushte të mira dhe bashkëkohore për mjekim. Në shumë klinika dhe reparte në objektet shëndetësore u përmirësuan ndjeshëm kushtet e punës. Po krijojmë të gjitha parakushtet që pacientët të kenë qasje dinjitoze dhe bashkëkohore në kujdesin shëndetësor dhe të punësuarit të kenë kushte dinjitoze për punë”, tha Zaev.

Në përfundimin e fjalimit të tij  Zaev shtoi se shëndeti dhe trajtimi i pacientëve mbeten në krye të prioriteteve edhe në periudhën e ardhshme dhe u shpreh i bindur se politikat për kujdes maksimal shëndetësor do të vazhdojnë duke ofruar kujdes shëndetësor bashkëkohor.

 “Mirënjohjet që do t'ju jepen sot për t'iu shpërndarë punonjësve, Qeveria i ndan në emër të popullit dhe për të shprehur falënderim për faktin që ju dhe kolegët tuaj qëndruat plotësisht të përkushtuar dhe bëtë çmos për të shpëtuar, ruajtur dhe për të përmirësuar shëndetin e pacientëve tanë. Një barrë e madhe ka rënë mbi kurrizin tuaj dhe ju meritoni respektin dhe mirënjohjen më të madhe për humanizmin, kujdesin dhe sakrificën tuaj. Në këtë luftë me KOVID-19 ju jeni heronjtë”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe në fjalimin e tij theksoi se edhe pse stafi mjekësor tërësisht u përkushtua në luftën me pandeminë në vazhdimësi u realizuan të gjitha kontrollet dhe intervenuat urgjente, ndërsa barëra dhe terapi sigurojmë në vazhdimësi për të gjithë pacientët.

 “Çdo ditë nuk ishte luftë vetëm me  koronën, por edhe organizim i sistemit shëndetësor, kontakte të përditshme me kolegët, konsultime për pacientë, mbledhje të gjata për koordinim, vendime të vështira dhe fate personale që gjithmonë prekin...Dhe më pas përsëri, ditë e re para nesh...”, tha Filipçe gjatë fjalimit të tij.

Ai shtoi se të gjithë punonjësit shëndetësor treguan nivel të lartë të profesionalizmit,  bashkimit dhe kolegialitetit  dhe në asnjë moment nuk i’u nënshtruan presionit.

“Orë të tëre të kaluara në skafandër, ballafaqim i përditshëm me sëmundjen dhe me vdekjen. Punonjësit shëndetësor nuk pyetën nëse duan të punojnë gjatë kovidit, nëse janë prind të vetëm të fëmijëve të mitur, nëse kanë rrezik në familje, nëse rrezikojnë të dashurit e tyre duke qenë në kontakt të përditshëm me sëmundjen. Ju nuk dinit për pushim, për fundjave, për ditë të lirë me familjen, miqtë, ju kolegë të nderuar dinit vetëm një gjë dhe ishit të fokusuar vetëm për një gjë – mjekimi i pacientëve. Pandemia botërore imponoi një ritëm të ri të punës, dhe punonjësit shëndetësorë nuk kanë orar të punës”, tha ministri Filipçe.

Filipçe shtoi se gjatë javëve të fundit ka pasur një rënie të vazhdueshme të rasteve të reja të diagnostikuara dhe përqindja e të testuarve pozitiv, numri i të hospitalizuarve është ulur dhe kështu presioni ndaj spitaleve është zbutur dhe shpreson që kjo tendencë të vazhdojë.
 
 “Rruga që kemi ecur së bashku gjatë periudhës së kaluar ka qenë e paparashikueshme dhe e vështirë në çdo hap tjetër, ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që pata nga ju, së bashku kemi realizuar shumë, disa projekte as pandemia nuk ka mundur t’i ndal. Ju uroj shëndet, suksese dhe të mbijetoni në sfidat e mëtutjeshme”, theksoi ministri i Shëndetësisë Filipçe në fjalimin e tij në ngjarje ku drejtorëve të klinikave iu ndanë plaketa për mbi 8.000 punonjës shëndetësorë në vend për pjesëmarrjen e tyre vendimtare jashtëzakonisht të rëndësishme në trajtimin e pasojave nga virusi dhe epidemia.

Në këtë ngjarje në emër të punonjësve shëndetësorë foli edhe Aleksandra Georgieva, specialiste në Klinikën e Kardiologjisë, e cila apeloi qytetarët që të vaksinohen, gjë që do t'i falënderojë në mënyrën më të mirë punonjësit shëndetësorë.
 
Në emër të të gjithë punonjësve shëndetësor, në këtë ceremoni të veçantë, Kryeministrit Zaev iu dhurua një pikturë artistike e autorit Mersad Berber në shenjë falënderimi për mbështetjen e punonjësve shëndetësorë dhe shëndetit publik në luftën kundër pandemisë.


 

Zaev: Kapitali njerëzorë në spital, mjekët dhe punonjësit shëndetësorë i vendosëm në maje të prioriteteve tona

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe,  drejtorëve dhe menaxherëve të ekipeve të klinikave nga shëndeti publik të cilët u përfshinë më drejtpërdrejt në luftën kundër pandemisë KOVID-19, sot kanë dorëzuar plaketa që do t'u ndahen mbi 7000 punonjëseve  të shëndetësisë në vend për rolin e tyre vendimtar dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm në ballafaqimin me pasojat  nga  virusi dhe epidemisë.

Në vazhdim të kësaj kumtese ju përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zaev:

“Lavdi dhe kujtim i përjetshëm për të gjithë ata që humbën jetën në dy vitet e fundit nga pasojat e KOVID-19.

Në këto momente në ndarjen e mirënjohjeve për punonjësit e shëndetësisë që janë në vijë të parë të frontit në luftë kundër pandemisë së paprecedentë në historinë tonë bashkëkohore, ne nuk do t'i harrojmë kurrë ata që ndërruan jetë. Të dashurit tanë, të afërmit tanë, miqtë dhe të njohurit tanë, të gjithë qytetarët tanë që vdiqën nga pasojat e virusit.

Është e dhimbshme ajo humbje dhe si e tillë do të mbetet përgjithmonë në shpirtin tim.

Sot, ndërsa mbyll faqen e fundit të dy mandateve të mia si Kryeministër, shpreh publikisht dhimbjen dhe ngushëllimet e mia të përbashkëta për të dashurit e të ndjerit dhe nuk kam iluzione se lufta kundër pandemisë do të jetë një kapitull i guximshëm në karrierën time si kryeministër.

Ajo që mund të them nga  pozita  e përshtatshmërisë dhe sigurisë së masave dhe hapave të ndërmarra kundër natyrës fatale dhe paparashikueshmërisë së virusit është se ne kemi bërë gjithçka që mundemi për të reduktuar rreziqet dhe për të përballemi me pasojat e virusit vdekjeprurës.

Së bashku me ministrin Filipçe dhe të tjerët në ekipet përgjegjëse të angazhuar me ballafaqimin me pandeminë, si dhe me të gjithë të punësuarit në shëndetësi që me vetëmohim u vunë plotësisht në dispozicion me të gjitha kapacitet e tyre në vijën e parë, krijuam masat e duhura për të garantuar sigurinë për secilin qytetarë në mënyrë individuale si dhe për gjithë shoqërinë në tërësi.

Falë masave dhe vendimeve me kohë, sistemi shëndetësor i RMV-së gjatë gjithë krizës së krizës funksionon pa ndërprerje.

Rolin më të rëndësishëm dhe vendimtar për atë arritje e keni luajtur ju – punonjës të shëndetësisë.

Me ndihmën e sakrificës dhe angazhimit tuaj, ne kemi riorganizuar menaxhimin e vendit me një qëllim të vetëm - të vëmë të gjitha resurset në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve tanë.

Siguruam përkushtimin e plotë të të gjithë sektorëve për të tejkaluar me sukses problemet që sjell pandemia.

Këtë e bëmë në të njëjtën kohë me zgjidhjen e problemeve të akumuluara të stagnimit në investimin e shtyllave të kapitalit njerëzor: shëndetësisë, arsimit dhe politikës sociale.

Kjo Qeveri vendosi të ndryshojë atë edhe në vitet më kritike, gjatë kohës së pandemisë kemi investuar mbi 300 miliardë denarë në buxhetet për shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

Përforcimi i kapitalit njerëzor në kujdesin shëndetësor nënkupton edhe një shëndet më të mirë publik. Është diçka që përfshinë secilin prej nesh në të gjitha fazat e jetës.

Prandaj në këto dy vite në shëndetësi kemi ndarë historikisht mjetet më të larta financiare nga Buxheti, në të cilat  kemi shtuar edhe qindra milionë denarë shtesë për programet Covid të dedikuara për imunizimin dhe menaxhimin e fokusuar të pandemisë.

Ne kemi vendosur kapitalin njerëzor në spitale, mjekët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në krye të prioriteteve tona.

Në vazhdimësi të këtyre politikave, Qeveria vazhdon të japë rezultate për qytetarët e vendit të saj. Në këtë drejtim, në Buxhetin e vitit 2022, shëndetësia dhe shëndeti i qytetarëve është i pari nga katër prioritetet: Të përforcojmë financimit të shëndetit publik me rritje të pagave të punonjësve në institucionet shëndetësore publike, së bashku me rimëkëmbjen ekonomike me Planin e Rritjes Ekonomike, qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen e investimeve publike dhe mbështetjen e reformave institucionale dhe të integrimit evropian.

Rezultatet nga  reformat e kujdesit shëndetësor dhe masave për Covid-in kanë vërtetuar se ne kemi investuar aty ku është më e nevojshme - në njerëz, pajisje dhe spitale.

Si asnjëherë më parë ne kemi rritur pagat në shëndetësinë publike. Ne ia kthyem dinjitetin profesionistëve të shëndetësisë dhe u siguruam kushte më të mira pune.

Paga bazë e mjekëve specialistë është rritur me 40%, e infermierëve nga 20% në 23%, e mjekëve të përgjithshëm me 25%, dhe e bashkëpunëtorëve shëndetësorë me 15%.

Përkushtimi juaj, puna juaj e palodhur në luftën për të shpëtuar jetën e çdo njeriu janë të denjë për çdo lavdërim dhe mirënjohje, por edhe për mbështetje financiare të merituar.

Të nderuar,

Investimet tek ju, në potencialin njerëzor në sistemin shëndetësor, janë kyçe për avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët, por ato duhet të ecin paralelisht me investimet kapitale në sektorin e shëndetësisë.

Prandaj ne po përmirësojmë vazhdimisht kushtet në spitalet dhe po investojmë në ndërtimin e spitaleve të reja. Ne kemi ndarë më shumë miliarda denarë për investime kapitale në shëndetësi sepse duhet të investojmë në kushte të mira dhe bashkëkohore për mjekim.

Më shumë klinika dhe departamente në objektet shëndetësore fituan më shumë kushte të përmisuara për punë.

Ne krijojmë të gjitha parakushtet që pacientët të kenë akses dinjitoz dhe bashkëkohor në mbrojtjen shëndetësor dhe punonjësit të kenë kushte dinjitoze pune.

Dhjetëra klinika dhe spitale të përgjithshme në vend kanë marrë pajisje bashkëkohore për rezonancë magnetike ose tomografi kompjuterike dhe tashmë aksesi i pacientëve në diagnostikimin e duhur, si një faktor kyç për terapi efektive dhe kujdes shëndetësor, është përmirësuar ndjeshëm. .

Paralelisht me këto procese kemi investuar edhe në njohuri. Në kulmin e krizës, për herë të parë u krye transplanti i zemrës.

Arritëm  rezultate shumë domethënëse në uljen e vdekshmërisë së foshnjave të lindura para kohe. Vdekshmëria, e cila në vitin 2016 ishte 25%, tani është 8.9%.

Më besoni, kjo listë mund të vazhdojë edhe për disa faqe të tjera, por unë do të përfundoj këtu sepse dua të kthehem te më e rëndësishmja. Për ju, punonjës të  shëndetësisë.

Në këto dy vite ju keni treguar se punonjësit e shëndetësisë janë shtylla e sistemit shëndetësor.

Në mënyrë shtesë në një krizë të tillë shëndetësore, me pasoja të shumta për shoqërinë, ju treguar se si mbrohet shteti me punë të sakrifikuar.

Jam i bindur se qytetarët, shëndeti i tyre dhe trajtimi i pacientëve, kanë mbetur në krye të prioriteteve edhe në periudhën e ardhshme. Jam i bindur se politikat për kujdesin do të vazhdojnë për mbrojtje maksimale shëndtësore me sigurimin e shëndetësisë bashkëkohore.

Mirënjohjet që sot do të dorëzohen për t’ua  shpërndarë punonjësve, le të pranohen si kujtim për pjesëmarrjen tuaj vendimtare dhe jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën tonë të përbashkët kundër KOVID-19 dhe në ballafaqim me pasojat e pandemisë.

Këto janë mirënjohje që Qeveria i jep në emër të popullit dhe në emër të mirënjohjes pwr shkak se ju dhe kolegët tuaj qëndruat plotësisht të përkushtuar dhe bëtë çmos për të shpëtuar, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e qytetarëve tanë, pacientëve tuaj.

Një barrë e madhe ra mbi shpinën tuaj dhe ju meritoni respektin dhe mirënjohjen më të madhe për humanizmin, kujdesin dhe sakrificën tuaj.

Në këtë luftë me KOVID-19 ju jeni heronjtë.

Faleminderit në emër të të gjithë popullit tonë”.