Sllavjanka Petrovska

Pozita e punës: 
Ministre e Mbrojtjes
Institucion: 
Posta elektronike: 
kabinetMO@mod.gov.mk
Фотографија: 
Biografia: 

Sllavjanka Petrovska është lindur më 11 janar të vitit 1982 në Shkup, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. 

U diplomua në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi”në Shkup. 

Nga vitit 2003 deri në vitin 2006 punoi në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka punuar në Kuvend, në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2015 punoi në Sektorin për Mbështetjen e Këshillit Nacional për Integrimet Evropiane. 

Nga muaji dhjetor 2015 deri në muajin maj 2016 dhe nga muaji shtator deri në muajin dhjetor të vitit 2016 ka qenë pjesë e Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa nga muaji qershor të vitit 2017 shef i Kabinetit të të njëjtit Ministër. 

Në këtë periudhë ajo ka qenë edhe nënkryetare e dy grupeve të punës të ngarkuara për zbatimin e reformave në shërbimet e sigurisë dhe zbulimit dhe sistemit për përgjimin e komunikimeve.

Më 3 janar të vitit 2020, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për zëvendësministre shtesë e ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e cila organizon dhe zbaton Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën në korrik të vitit 2020.

Në periudhën prej vitit 2020 deri në marrjen e pozitës ministre e Mbrojtjes ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtare e Komisionit Ligjvënës, Komisionit për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Përgjimin e Komunikimeve dhe Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Agjencisë për Siguri Nacionale dhe Agjencisë për Zbulim. 

Për momentin ndjek studimet e ciklit të dytë për të Drejtën Administrative në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Rrjedhshëm e flet gjuhën angleze dhe ka njohuri të gjuhës italiane dhe ruse.