Takimi Kovaçevski-Shallenberg: Mbështetje e fuqishme nga Austria, hapi drejt BE-së është i merituar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Aleksander Shallenberg, ministër federal për Evropë dhe i Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë.

Në takim u shpreh mbështetje e fuqishme nga Austria për zhvillimin e vendit tonë dhe për një hap para në integrimet evropiane.

U përcoll mirënjohje për reagimet në kohë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimin e plotë të politikave me politikat e BE-së, lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Austria është mike tradicionale dhe e sinqertë e Maqedonisë së Veriut, ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe mbështetës i madh i aspiratave evropiane të vendit, për çka shprehu mirënjohje.

“Ne jemi të përkushtuar në praktikimin e vlerave evropiane, legjislacioni ynë tashmë është 45% i harmonizuar me rregulloret evropiane, jemi të përkushtuar për zhvillimin parimor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe me të drejtë vlerësojmë se Maqedonia e Veriut meriton një hap para në integrimet evropiane”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim u konstatua se secili vend duhet të synojë zhvillimin e tij, por edhe zhvillimin e fqinjëve, sepse në këtë mënyrë është i mundur përparim i vërtetë i rajonit.

Kryeministri Kovaçevski  e theksoi si momen historik për vendin tonë vendimin e Patriarkut Ekumenik, z.z. Vartolomeuj dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, me të cilin praktikisht, Kisha jonë, KOM-AO, pas shtatë dekadash izolimi, njihet si kishë kanonike.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për më shumë çështjesh aktuale lidhur me pasojat e luftës në Ukrainë, si furnizimet me energjenca dhe ushqim.

U theksua se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë është i mirë, por ka vend për përmirësim në fushën e bujqësisë.