Kovaçevski nga Brukseli: Hapje urgjente e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë kohës së vizitës një ditore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë, në deklaratë para takimit me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, ai theksoi rëndësinë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.


Në vazhdim deklarata e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

Është kënaqësi të jem këtu sonte me kolegët e mi dhe zëvendëspresidentin Borrell. Jemi duke u përballur me një situatë të paprecedentë në historinë e kontinentit tonë.

Këto kushte na kanë detyruar të jemi të bashkuar si kurrë më parë dhe të harmonizojmë politikat tona.

Sonte, ne po diskutojmë çështje urgjente me zëvendës Presidentin Borrell dhe kolegë të tjerë, por edhe çështje që lidhen me afatin e mesëm dhe afatgjatë, çështjet që dalin nga kriza dhe roli ynë ndaj Rusisë dhe pushtimit të saj në Ukrainë.

Gjithashtu do të diskutohet për sigurinë energjetike, si dhe implikimet ekonomike dhe financiare të krizës për vendin tonë dhe rajonin.

Përveç kësaj, ne do të diskutojmë mënyrat dhe aktivitetet që do të kryejmë së bashku për të forcuar dhe rritur mbështetjen e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një rajon i ekspozuar ndaj krizës që lind nga lufta në Ukrainë.

Më konkretisht për Maqedoninë e Veriut, me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Zhosep Borrell, do të diskutojmë nevojën për hapje të menjëhershme të negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, sepse zgjerimi i BE-së nuk është vetëm proces politik, por në vrazhdën e zhvillimit të ri gjeopolitik, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë, tashmë po bëhet çështje sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor.