Kovaçevski – De Kro: E patjetërsueshme zgjidhje e shpejtë me Bullgarinë dhe fillim të negociatave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, sot ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës Aleksander de Kro, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel.

Në takimin në një atmosferë të përzemërt, dy kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Belgjikës, të bazuara në besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për një Evropë të lirë dhe demokratike.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se përskaj lidhjeve dypalëshe të shkëlqyera, Belgjika është partnerë i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në organizatat e tjera multilaterale dhe mbështetës i fuqishëm i integrimit tonë në BE.

Në takim të dy kryeministrat e konfirmuan pajtueshmërinë se është e patjetërsueshme gjetje e shpejtë e zgjidhjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tu mundësuar fillim të negociatave për anëtarësim në BE si vendim strategjik për Brukselin nga aspekti i rreziqeve të sigurisë  të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Në takim Kovaçevski dhe De Kro, kanë shfaqur dënim të ashpër ndaj agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës de vlerësuan si kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Kryeministri Kovaçevski ftoi homologun e tij belg Aleksander De Kro të vizitojë Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit të ardhshëm të Prespës dhe theksoi se kjo do të forcojë më tej trendin pozitiv të avancimit të dialogut politik dhe inkurajimit të bashkëpunimit më të fortë ekonomik.