Kovaçevski: Fillojmë proces të gjerë konsultues me të gjitha palët për propozimin e ri francez

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të mbledhjes së 57-të të Qeverisë, mbajti fjalim në Qendrën e Mediave të Qeverisë. Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Kovaçevski:

“Do të doja edhe zyrtarisht t’ju informoj që në Qeveri, gjegjësisht në MPJ ka arritur propozimi nga presidenca franceze që ka të bëjë me pozitat dhe qëndrimet tona të qarta lidhur me kontekstin me Republikën e Bullgarisë.

Propozimi ka arritur pas intervenimit tonë në Bruksel dhe reagimit tonë për propozim-dokumentet që opinioni kishte rast ti diskutojë javën e kaluar.

Qëndrimet zyrtare do të publikohen pasi propozimi t’i kalojë të gjitha filtrat e institucioneve të prekura.Do të vijojë një konsultim i gjerë me koalicionin qeveritar, pastaj me Presidentin, Kuvendin, opozitën, si dhe me sektorin joqeveritar dhe ekspertët në vend.

Dua të përsëris dhe t’i siguroj qytetarët se ne kemi një plan dhe strategji që padyshim jep rezultate. Prandaj apeloj deri te të gjithë aktorët politikë dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet dhe të mbështeten në informacionet zyrtare të institucioneve.

Procesi do të jetë transparent dhe ne do të ndajmë me publikun detajet relevante me çka do të mund të merret një vendim përfundimtar. Siç edhe premtuam, vendimi për të ardhmen tonë do ta sjellim bashkërisht dhe në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Dua të dërgoj falënderim publik deri te të gjithë ata që ishin të kyçur në mënyrë konstruktive në procesin deri më tani”, tha Kovaçevski.