Ministri Aliti mori pjesë në manifestimin qëndror të Ditës së Armatës

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, mori pjesë në Manifestimin qëndror për përvjetorin e Ditës së Ushtrisë.

Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon përpjekjet e saj që të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, duke i garantuar mirëqenie qytetarëve tanë. 

Vlen të  theksohet se tashmë kjo ushtri është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako- politike NATO-s, duke u zhvilluar dhe modernizuar fuqishëm, për të siguruar demokracinë, gjë e cila hap rrugën e mëtejshme integrimeve Evropiane.