MASH: Çdo fëmijë ka të drejtë për arsim cilësor, rikonstruimi i SHFK“Sabedin Bajrami” në Kamjanë prej 21,8 milionë denarë

MASH investon vazhdimisht në infrastrukturën arsimore. Sigurimi i kushteve të mira për zhvillimin e procesit arsimor ndikon në cilësinë e arsimit.

Në SHFK "Sabedin Bajrami" në fshatin Kamjanë, komuna e Bogovinës, është në proces të rikonstruimi, i cili përfshin ndërtimin e objekteve sanitare,  kulm dhe një fasadë të re që do të jetë efikasë në energji, ndërsa  investimi është në vlerë prej 21,8 milionë denarë.

Në kuadër të punimeve ndërtimore, shkolla do të ketë edhe  rampë të aksesueshme, me të cilën fëmijët me nevoja të veçanta do të kenë mundësinë të lëvizin pa ndihmën e të tjerëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vazhdimësi mbështet shkallën gjithëpërfshirëse të sistemit arsimor, sepse çdo fëmijë ka të drejtën e arsimimit pa diskriminim.