Zëdhënësit Hoxha dhe Arsovski për mbledhjen e 83-të të Qeverisë: Pensionet e shtatorit rriten për 6,8%; për tre muaj është vazhduar kohëzgjatja e masës për kufizimin e marzhit për produktet ushqimore në tregtinë me shumicë dhe në pakicë

Zëdhënësit e Qeverisë Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp informuan më detajisht për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 83-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Zëdhënësit kumtuan se Qeveria e RMV-së në mbledhjen e djeshme solli vendim  të vazhdohet afati i vlefshmërisë së Vendimit për kufizimin e marzhit më të lartë të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe në pakicë për tre muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Ky Vendim miratohet për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, si dhe për shkak se situata e tregut tregon se çmimet nuk janë stabilizuar.

Vlera e marzhës tregtare e shoqërive tregtare dhe individëve tregtarë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të bukës së bardhë, sheqerit dhe vajit të lulediellit, përcaktohet në masën deri në pesë për qind në tregtinë me shumicë dhe në pakicë.

Gjithashtu, me këtë vendim përcaktohet marzhi maksimal deri në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe në pakicë për këto produkte: miellit të grurit, makaronat dhe shpagetat, orizit të bardhë vendor, qumështit të përhershëm të lopës dhe vezët.

Në lidhje me këtë temë, në pyetjen gazetareske për rritjen e çmimit të qumështit dhe produkteve qumështore, si dhe rritjen e çmimit të druve të zjarrit, u theksua se në mbledhjen e kaluar, muajin e kaluar, Qeveria ka miratuar Vendim për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar, si kusht të veçantë për tregtimin e druve të zjarrit të dushkut, drurit të ahut dhe peletat të drunjëve të zjarrit.

Marzhi më i lartë tregtar i këtyre produkteve për të gjithë tregtarët është vendosur në lartësi prej 10%.

Gjithashtu, u theksua se ekipi ekonomik i Qeverisë është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara dhe në periudhën në vijim do të merren masa të tjera për të cilat do të informohet opinioni.

Në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësit kumtuan edhe detaje për Propozim-ligjin e shqyrtuar dhe të miratuar për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Partneritet Financiar ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjithashtu u theksua se Marrëveshja kornizë për partneritet financiar për IPA III, paraqet aktin më të rëndësishëm me të cilin rregullohen marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian në zbatimin e IPA III, ndërsa i cili rrjedh nga rregulloret e Bashkimit Evropian që duhet të zbatohen drejtpërdrejt pas dakordimit dhe hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.

Zëdhënësit informuan se në mbledhjen e djeshme është shqyrtuar dhe miratuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, pas së cilës është dërguar në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar.
Me të rregullohen kategoritë dhe nivelet e ofruesve të shërbimeve publike në institucionet publike për fëmijët, si dhe pagat dhe kompensimet e pagave të tyre.

Me këtë praktikisht po bëhet harmonizimi me Ligjit për pagën minimale dhe është përcaktuar rritje e pagës minimale.

Po ndryshohen kriteret për përshtatjen vjetore të pagës minimale me 50% të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50% të rritjes së kostos së jetesës, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Si zgjidhje sistematike, me ligjin përcaktohet se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave për vitin paraprak.

Me ndryshimet dhe plotësimet e reja në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, ofruesve të shërbimeve publike në kopshte u lejohet rritja e mëtejshme e pagave me rritjen e pagës minimale të përcaktuar me ligj dhe harmonizimin gradual të pagave të tjera të ofruesve të shërbimeve në të gjitha nivelet si dhe sigurimi i vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në raport me pagën minimale në nivel kombëtar, si synim afatgjatë.

Me këtë Propozim-ligj, bëhet rritje shtesë e pagave të të gjithë ofruesve të shërbimeve në kopshte për 15%.

Në mbledhje u miratua edhe Informata e rregullt për pagesën e pensioneve për muajin aktual.

Fondi për sigurimin pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t'i dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se 28 shtator 2022.

U rekomandohet bankave afariste të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e shtatorit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej 29.09.2022.

Marrja e pensioneve përmes filialeve edhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve njesoj si me pare.

Me pensionin e shtatorit, rreth 330 mijë pensionistë në vend do të marrin pensione më të larta për 6.8%, sipas metodologjisë së re të vendosur me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili hyri në fuqi në mars të këtij viti.

Metodologjia e re parashikon rregullimin e pensioneve me modelin e kombinuar të rritjes 50% të pagës mesatare të të gjithë punonjësve në shtet dhe rritjes 50% të kostos së jetesës, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave.
Harmonizimi do të bëhet dy herë në vit, gjegjësisht në muajin mars dhe shtator, që do të thotë se do të pasojë ndryshimet në dy indekset për harmonizim

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, lidhur me kërkesat e disa komunave për zgjatjen e pushimit dimërorë për nxënësit për të kursyer energjinë elektrike dhe dru për ngrohje, si dhe për subvencionimin e shpenzimeve dru për ngrohje nga Qeveria, u tha se Qeveria nuk e ka diskutuar këtë në mbledhjen e fundit.

U ritheksua se Qeveria mbetet e përkushtuar për tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara.

“Ju njoftojmë se nuk ka asnjë ndryshim në mënyrën e mësimdhënies me prezencë fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Ngrohja e shkollave është përgjegjësi e vetëqeverisjeve lokale, të cilat janë të detyruara të sigurojnë lëndët e para të nevojshme dru për ngrohje, për të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës u transferon atyre bllok grantet. Është e rëndësishme të thuhet se ata janë përgjegjës dhe natyrisht është në interes të studentëve që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike”, u theksua në konferencën e rregullt të sotme për shtyp, pas mbajtjes së mbledhjes së djeshme të 83-të të Qeverisë.