Kovaçevski-Shole: Jemi të fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh

ryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork,  sot u takua me Derek Shole, këshilltar amerikan për politikë të jashtme dhe autor, i cili për momentin punon si këshilltar në Departamentin e shtetit të SHBA-së.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, është konfirmuar partneriteti strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Është theksuar se Maqedonia e Veriut përparoi nga një vend që aspironte  të bëhet anëtare e NATO-s, në një aleat të besueshëm, të barabartë dhe të aftë.

Në takim Kovaçevski dhe Shole diskutuan për projektet aktuale për tranzicionin energjetik dhe mjedisin jetësor. Të dy vendet e përsëritën përkushtimin në kushte të krizës energjetike botërore për të rritur diversifikimin e energjisë. Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzit dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Temë e takimit ishte kryesimi i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe rëndësia e këtij kryesimi në proceset globale në kohë krize botërore.