Prezantohet Propozim-buxheti për bujqësi për vitin 2023, historikisht buxheti më i lartë me fokus në prodhimtari stabile dhe të rritur të ushqimit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot prezantuan Propozim-buxhetin për sektorin bujqësor për vitin 2023.

 Në kushte të krizës botërore, sektori bujqësor është një nga shtyllat kyçe të sigurisë se ushqim do të ketë mjaftueshëm për të gjithë. Pas nesh është vit në të cilin me sukses i tejkaluam të gjitha sfidat, realizuam shumë masa intervent për mbështetjen e bujqve.

„Për vitin e ardhshëm e kemi buxhetin më të lartë për bujqësinë me të cilin realizohet reforma më e madhe bujqësore për ndryshimin e modelit për subvencionim dhe ai përfaqëson bazë për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Gjithsej Propozim-buxheti për vitin 2023 për mbështetjen e bujqësisë, në të cilin janë përfshirë të gjitha institucionet që marrin pjesë në zhvillimin e këtij sektori, është në vlerë prej 193 milionë euro që përfaqëson rritje për 45 milionë euro krahasuar me vitin 2022. Kështu i projektuari duhet të ketë sigurojë stabilitet dhe bazë për zhvillimin e bujqësisë, që përfundimisht do të ndikojë në rritjen ekonomike”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Buxheti për vitin 2023 është vendosur në 5 shtylla kryesore, konkretisht reformat në bujqësi, bizneset e vogla familjare, investimet kapitale në menaxhimin e ujit, tranzicioni i gjelbër dhe modernizimi.

Shtylla e parë është reforma historike në bujqësi me të cilën për herë të parë në histori po fillojmë një model të ri të subvencioneve dhe paradhënies së subvencioneve. Më shumë se 7 miliardë denarë janë siguruar për subvencione dhe këto janë mjete rekord me të cilat përgjithmonë do të rregullojmë pagesën dhe atë prej më parë për vitin aktual. Modeli i ri i subvencionit është i kahëzuar drejt bujqve të vërtetë dhe qëllimi përfundimtar është që i gjithë prodhimi vendor të mbetet në vend.

“Një ndër ndryshimet kryesore për vitin 2023 është Programi për zhvillim rural, i cili po shndërrohet në program investues me buxhet prej një miliard e pesëdhjetë milionë denarë. Nëpërmjet këtij programi dhe në vitin 2023 ne do të zbatojmë të gjitha masat pozitive që arritën rezultate të shkëlqyera dhe interesim të madh te bujqit. Këto janë masat grua rurale, bujk i ri, për blerjen e pajisjeve, sistemet e ujitjes dhe shumë të tjera”, tha ministri Nikollovski.

Ministri sqaroi se në kuadër të programit rural janë krijuar katër programe investimi: Programi për mbështetjen e blerjes së frutave të freskëta, perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit; Programi për prodhuesit e vegjël të ushqimit; Programi për kantinat e vogla familjare dhe Programi për kooperativat.

Shtylla e dytë ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve të vegjël përmes Programit për prodhues të vegjël të ushqimit me buxhet prej 35 milionë denarë. Prodhuesit e vegjël do t'i mbështesim me grant deri në 600.000 denarë. Të gjithë prodhuesit e rinj të vegjël duhet vetëm të regjistrohen në AUV, për të qenë në gjendje të shesin nga pragu ose ferma. Presim mbi 2000 prodhues të vegjël të rinj të regjistruar. Ky program do të krijojë biznese të reja të vogla që do të zhvillojnë produkte të reja.

Shtylla e tretë synon fuqishëm investimet kapitale për menaxhimin e ujit. Shuma më e lartë nga Buxheti i Ministrisë në vlerë prej 884,9 milionë denarë është dedikuar për Administratën e Ujërave. Me këto fonde projektet e nisura kapitale të menaxhimit të ujërave do të vazhdojnë edhe në vitin 2023. Ndërtimi i digës Konsko do të përfundojë në tremujorin e parë. Është projekti më i madh kapital për furnizimin me ujin në 50 vitet e fundit. Në vitin 2023 vazhdon ndërtimi i digës së Reçanit dhe do të përfundojë ndërtimi i HS Raven-Reçicë. Me tempo të shpejtë po zhvillohet edhe programi për ujitje në Maqedoninë e Veriut, i cili përfshin ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes brenda pellgut lumor të lumit Vardar (HS Lisiçe, Konsko, Pepelishtë dhe Vardari i Jugut - faza e tretë). Projekti i madh kapital do të fillojë me një buxhet prej 22 milionë euro, që është ndërtimi i digës në lumin Sllupçanska. Ndërtimi i sistemeve të vogla të ujitjes me shpenzim të ulët do të vazhdojë.

Shtylla e katërt është tranzicioni i gjelbër i cili është në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të Bashkimit Evropian. Prandaj, në vitin 2023, ne po fokusohemi në tranzicionin e gjelbër përmes projekteve pyjore. Programi për riprodhim të zgjeruar të pyjeve ka buxhet prej 25 milionë denarë. Mjetet do të përdoren për pyllëzimin e tokave erozive dhe të zbrazëta në pronësi shtetërore dhe private, zbatimin e masave kultivuese për përmirësimin e cilësisë dhe strukturës së pyjeve, me theks në pyllëzimin e sipërfaqeve të djegura. Me fondeve e rritura për vitin 2023, pyllëzimi do të jetë një nga synimet tona për zbatimin me sukses të parimeve të gjelbërta.

Shtylla e pestë e Buxhetit të sektorit të bujqësisë është modernizimi në bujqësi, të cilin e zbatojmë përmes programit IPARD3, Bankës Botërore dhe Programit për zhvillim tural, masa 121 “Modernizimi në ekonominë bujqësore”.

“Do të doja të potencoj se kemi Buxhetin më të lartë të përgjithshëm për bujqësi deri më tani, por Buxheti i Ministrisë për vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 është më i ulët për rreth 426 milionë denarë, ose për 31,5% për shkak të masave të inkorporuara për kursim. Dhe kjo është vetëm një dëshmi se edhe në kushte krize mund të kursehet dhe të arrihen rezultate”, theksoi Nikollovski.

Buxheti për sektorin e bujqësisë i vitit 2023 ka një komponent zhvillimi me fokus reformat, prodhuesit e vegjël, investimet kapitale në menaxhimin e ujit, tranzicionin e gjelbër dhe modernizimin. Buxheti është krijuar pa shpenzime të panevojshme dhe me përfshirjen e masave për kursim.