Kryeministri Kovaçevski në Samitin në Tiranë mirëpritet nga Kryeministri i Shqipërisë Rama

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Tiranë u mirëprit nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor – Bashkimi Evropian. Ky është Samiti i parë i BE-së që organizohet në rajon i Ballkanit Perëndimor dhe kjo te fqinji ynë Shqipëria, që edhe më shumë rrit rëndësinë e tij. BE-ja tregoi partneritet të fuqishëm ndaj vendeve të këtij rajoni, me çka edhe njëherë konfirmoi se te ne sheh partner të besueshëm.

Një tjetër konfirmim i fortë i së ardhmes sonë evropiane është pika kryesore e këtij Samiti - nënshkrimi i Marrëveshjes për uljen e çmimeve të roaming-ut, për bisedat në roaming ndërmjet shfrytëzuesve nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së. Me këtë Marrëveshje do të jemi më të lidhur me vendet e BE-së dhe do të mund të ndjekim më lehtë dhe shpejt rrugën evropiane. Bashkimi Evropian dëshiron që ne të jemi të lidhur dhe nga e gjithë kjo kemi një përfitim praktik dhe ekonomik si për qytetarët ashtu edhe për biznesin.

Liderët nga Ballkani Perëndimor sot kanë mundësi të diskutojnë me liderët evropian si Sharl Mishel dhe Fon Der Lajen dhe shefat e shteteve evropiane, për të ardhmen evropiane dhe të gjithë rajonit dhe përforcimin e bashkëpunimit, jo vetëm mes vendeve nga Ballkani Perëndimor, por edhe vendeve nga BE-ja. Ky bashkëpunim ka të bëjë me pjesën e sigurimit të vazhdimësisë dhe stabilitetit në furnizimin me energji elektrike në kushte të krizës së vështirë energjetike, për të cilën bashkë me vendet e BE-së ballafaqohemi me këto sfida. Republika e Maqedonisë së Veriut po zbaton tashmë Strategjinë e transformimit të gjelbër të vendit dhe me fokus investimin në kapacitetet gjeneruese të energjisë nga burimet e ripërtërishme të energjisë, duke siguruar kështu pavarësinë energjetike të vendit. Gjithashtu, tema e Samitit është e ardhmja e përbashkët evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra vendosmëria dhe vizioni ynë i vendosur me përpjekje të përbashkëta për të siguruar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në një kohë kur vetëm në disa kufij nga Ballkani Perëndimor kemi një luftë shkatërruese në Ukrainë.

Samiti është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar këtë bashkëpunim të suksesshëm për të tejkaluar sfidat e përbashkëta si siguria ushqimore, energjencat, kërcënimi nga sulmet hibride dhe migrimi, sepse vetëm me lidhje të forta reciproke mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mund të veprojmë si një, vetëm në interes të qytetarëve dhe perspektivave të shteteve.